Vjosa Osmani vendosi që të kthejë katër konsuj të përgjithshëm, pasi u bë e ditur se djali i deputetit Haxhi Shala u emërua si i tillë në Pragë.
RTV Dukagjini ka publikuar sot një listë me emrat e disa prej personave që punojnë në shërbimin diplomatik të Kosovës.
Kjo është lista me emrat e publikuar. Kjo listë nuk është e plotë dhe përbën vetëm një pjesë të punonjësve në ambasadat e konsullatat e Kosovës.
Nga emrat e përmendur më poshtë dominojnë personat me lidhje të fuqishme politike, kryesisht të PDK-së dhe LDK-së, si dhe familjarë të personaliteteve të njohura të Kosovës.
Debati për ate se si janë punësuar apo emëruar njerëzit në sektorin e diplomacisë së Kosovës erdhi pas publikimit të lajmit për emërimin konsull të djalit të deputetit Haxhi Shala dhe vendimit të UD presidentes Vjosa Osmani për shkarkimin e 4 konsujve.
Në listën e publikuar nga TV dukagjini figuron edhe bashkëshorti i Osmanit, por ai dje ka shpjeguar se ai ka punuar gjatë në MPJ, madje shumë vite pasra se të njihej me Vjosa Osmanin. /infoglobi