Ballina / BOTA / Publikohen e – mailat e Hillary Clinton

Publikohen e – mailat e Hillary Clinton

Mijëra emaile të Hillary Clinton gjatë kohës kur kjo e fundit ishte Sekretare Amerikane e Shtetit janë publikuar, përfshirë edhe shumë të censuruar pasi janë konsideruar të klasifikuar.

Clinton, e cila kërkon nominimin demokrat për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, është kritikuar jo pak pasi ka përdorur një kompjuter privat për emailet e punës ndërsa ishte në detyrë. Por ajo thotë se asnjë informacion i klasifikuar nuk është dërguar dhe as marrë. Rreth 150 emaile janë cilësuar konfidencialë nga Departamenti i Shtetit. Kundërshtarët e Clinton e kanë akuzuar atë se ka vendosur në rrezik sigurinë e Shteteve të Bashkuara duke përdorur një sistem kompjuterik jo të sigurtë.

Pretendentja për nominimin presidencial ka pranuar se vendimi i saj për të përdorur një adresë private emaili në shtëpinë e saj në Nju Jork, ka qenë një gabim. Clinton ka shërbyer si Sekretare Amerikane e Shtetit në vitet 2009-2013. Emailet, detajet e të cilëve janë gjetur mes më shumë se 7 mijë faqeve të korrespondencës së saj të publikuar nga Departamenti i Shtetit pasditen e së hënës, ishin pjesërisht të censuruar. Departamenti i Shtetit tha se rreth 150 mesazhe ishin censuruar për shkak se mbanin informacione që konsiderohen të fshehta.

Pavarësisht kësaj, pjesa më e madhe e korrespondencës ka të bëjë me çështje monotone, përfshirë mesazhet telefonike dhe axhenda e ditës. Emailet, sipas Associated Press, tregojnë se Clinton dhe ndihmësit e saj kanë qenë në dijeni të nevojës për të mbrojtur informacionet delikate. Më shumë se një e katërta e emaileve të punës së Clinton janë publikuar tashmë, pasi ajo i dha Departamentit të Shtetit më shumë se 30 mijë faqe dokumente vitin e shkuar.

Sondazhet ndërkohë tregojnë se skandali i emaileve ka dëmtuar mbështetjen për zonjën Clinton, edhe pse ajo mbetet pretendentja kryesore për nominimin demokrat.

Provo po ashtu

Për një deakadë u vodhën 4 miliardë të dhëna

Dekada e kaluar ka parë një ‘shpërthim’ në numrin e njerëzve që u besojnë kompanive …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.