Ballina / KOSOVA / PTK: Asgjë tjetër përveç rrugëve ligjore
ptk, vala, parlamenti, marketingu, qeveria, kosova

PTK: Asgjë tjetër përveç rrugëve ligjore

Telekomi i Kosovës po përballet me rrezikun e falimentimit, pasiqë kompania Z-Mobile ka nisur procedurat e përmbarimit, për inkasimin e mjeteve prej mbi 25 milionë euro. Për qeverinë e Kosovës situata e krijuar është mjaft shqetësuese.

Këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj , Haki Shatri tha për Radio-Kosovën, se nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje mes dy kompanive për rinegociim të situatës, atëherë qeveria do të mblidhet për të gjetur një zgjidhje për të dal nga kjo situatë.

Shatri tha: “Qeveria pret, që bordi t’i kryej veprimet e veta. Ne nuk përziemi drejt për drejt. Ne rast se vjen deri te një përkeqësim i situatës, qeveria duhet të merr veprimet e nevojshme. Kur është aprovuar bugjeti, ky problem nuk ka egzistua, por në buxhet është një shumë e mjeteve që janë të ndara si kontingjente për raste të jashtëzakonshme dhe normalisht nëse vjen deri te ajo situatë, duhet me vepruar”.

Ndërsa, përfaqësuesi i sindikatës së punëtore të PTK-së, Lahmi Balaj tha se: “Kjo është e papranueshme dhe kam kërkuar dhe kërkojë që me u ndalu ky krim i organizuar që i ka ndodh Telekomit. Në asnjë mënyrë nëse dikush me i blloku xhirollogaritë, do të bëhet një kaos social sepse janë në pyetje 3 mijë 500 familje, dhe të tillët kur mbesin pa paga, pa ushqim atëherë telashe ka me pas të mëdha, edhe institucionet edhe ata që tentojnë me blloku xhirollogarinë. Ndër të tjera Balaj beson që shtetit nuk do të lejojë që  PTK të falimentojë.

Ndërkaq, në  komunikatën për media nga Bordi i Telekomit të Kosovës  ka paralajmëruar se do të ndjekin të gjitha rrugët ligjore që të prapësohet ky propozim përmbarimi, si dhe duke marrë parasysh gjendjen në të cilën ndodhet Telekomi gjasat janë minimale për të kryer një transaksion prej 25 milion e 900 mijë eurosh.

 

Provo po ashtu

Taksa pritet të shndërrohet në reciprocitet

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilat në bazë të rezultatit të zgjedhjeve …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.