Ballina / PSIKOLOGJI / Psikologët: Si mund të shpëtoni martesën
divorci gabimet qe munde te shmangen

Psikologët: Si mund të shpëtoni martesën

Divorcet janë të zakonshme ditëve të sotme, dhe statistikat janë paksa shqetësuese. Çdo njeri dëshiron të ketë një martesë të lumtur gjatë gjithë jetës, por problemet lindin dhe jo shumë çifte dinë t’i bëjnë ballë atyre.

Prandaj, psikologët, duke u bazuar në përvojat personale të njerëzve, kanë përpiluar një listë me këshilla se çfarë gabime duhet të shmangni për ta shpëtuar martesën tuaj.

Respektojeni njëri-tjetrin

Respekti i ndërsjellë është shtylla kryesore e një martese të lumtur. Edhe atëherë kur të jeni tejet të nevrikosur, shprehuni me shenja respekti. Respekti ju mundëson t’i shmangni situatat e pakënaqshme.

Mos e krahasoni bashkëshortin/en me dikë tjetër

Mos e krahasoni bashkëshortin/en me të tjerët, e veçanërisht me dikë që e shihni në rrjete sociale si Instagram-i apo Facebook-u. Në rrjete sociale ju nuk e shihni realitetin e askujt dhe shumica e postimeve mund të jenë të rreme. Por edhe nëse janë të vërteta, kjo nuk do të thotë se ato çifte janë të lumtura.

Qëndroni në formë dhe kujdesuni për veten

Një martesë e lumtur varet nga seksi i mirë. Njerëzve u pëlqen të shohin çfarë është atraktive. Prandaj qëndroni në formë dhe i/e shëndetshëm. Ky rregull aplikohet te të dy gjinitë.

Faleni njëri-tjetrin

Askush nuk është i përsosur dhe gjithsecili bënë gabime. Prandaj, kur të ndodhin gabime të ndryshme, faleni njëri-tjetrin!

@Fluidi

Provo po ashtu

truri, problemet

Si t’i tejkalojmë problemet ?

Të gjithë përballeni me ditët e vështira, pasi janë pjesë e jetës. Mënyrat janë të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.