Ballina / BOTA / Pse Zvicra e ndërron presidentin çdo vit?
zvicra, keshilli federal

Pse Zvicra e ndërron presidentin çdo vit?

Vendime të rëndësishme merren bashkërisht, jo individualisht

Ndryshimi i rregullt i presidentit të shtetit mundëson që asnjëri prej tyre të mos ndihet i “dehur” nga fuqia politike që mban, shkruan albinfo.ch.

Vendi drejtohet nga shtatë anëtarë të Këshillit Federal, të cilët do të drejtojnë vendin si një ekip bazuar në parimin e kolegjialitetit. Duke punuar së bashku ata sfidojnë veten për pikëpamje të ndryshme të gjërave dhe janë të detyruar të gjejnë gjithmonë një kompromis.

Politikat e reja po shqyrtohen nga çdo këndvështrim, dhe emërimi i një presidenti të ri është ceremonial me një mandat një vjeçar. Udhëheqja e radhës e shtetit nuk është e vetmja gjë unike në Zvicër.

Çdo qytetar i vendit mund të paraqesë një propozim për të ndryshuar Kushtetutën, por vetëm nëse ideja merr mbështetje të gjerë të publikut, vendi është i detyruar të reagojë në mënyrë demokratike, pra të përdorë rregullisht referendumet.

Provo po ashtu

octoberfest

Gjermani: Filloi Oktoberfest-i

Filloi sot në Munih, Oktoberfest, thënë ndryshe festa më e famshme në botë e birrës. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.