Ballina / PSIKOLOGJI / Pse të rinjtë janë gjithnjë e më depresivë?

Pse të rinjtë janë gjithnjë e më depresivë?

Në botë një numër i madh i të rinjve ndjehen në depresion dhe e humbasin interesimin për aktivitete të rregullta. Është normale që secili person ndonjëherë ndjehet depresiv, por gjendja është serioze nëse zgjat së paku dy javë pa ndërprerje.

Simptomat më të shpeshta të depresionit:

* të ndjerit i lodhur
* problemet me gjumin
* çrregullimi i oreksit
* problemet me koncentrimin
Depresioni dhe të rinjtë

“Adeoleshenca është periudhë kritike e zhvillimit të secilit person. Nëse të rinjve nuk u ndihmohet me kohë në luftë kundër depresionit, kjo mund të jetë fatale. Terapia efikase ekziston, por prindërit, arsimtarët dhe të gjithë anëtarët e bashkësisë duhet të punojnë së bashku në mënyrë që adoleshentët të marrin ndihmën e duhur”, ka deklaruar para do kohe Paolo del Vecchio, drejtor i Qendrës për shëndet mental të shërbimit amerikan të luftës kundër sëmundjeve të varshmërisë.

Të dhënat statistikore për Amerikën tregojnë se përqindja e depresionit tek të rinjtë nga 9,9% në vitin 2013, është ngritur në 11% në vitin 2014. Shikuar sipas shteteve amerikane, përqindja e të rinjve depresivë luhatet prej 8,7% deri 14,6%.

Nëse për kohë më të gjatë janë depresivë, të rinjtë arrijnë rezultate të këqija në shkollë, e humbin interesimin për shoqërim, hanë pa rregull, ndërsa mund të shkaktohet edhe çrregullim serioz i shëndetit.

Shkaqet

Njëra prej paradispozitave për depresion është faktori i trashëgimisë: nëse dikush në familje ka depresion, kjo mund të thotë se edhe anëtarët tjerë të familjes janë nën rrezik më të madh nga depresioni.

Ekspertët thonë se të gjitha shkaqet e depresionit ende nuk janë të njohur, por mungesa e kujdesit të prindërve, stresi i shtuar, lodhja kronike, çrregullimet hormonale, alkooli, droga, ndryshimet e motit dhe disa ilaçe mund të ndikojnë në depresion.

Ndonëse ende nuk është dëshmuar, në mënyrë depresive tek fëmijët ndikon edhe mënyra bashkëkohore e jetës; presionet për sukses sa më të mirë, tempi i shpejtë i jetës, qëndrimi i gjatë në shkollë apo në institucione për qëndrim të zgjatur, orari i gjatë i punës, ndikimi i mediave bashkëkohore, imponimi i vlerave jo reale matëse etj.

Çfarë të bëhet?

Nëse vërehet depresioni tek të rinjtë, nevojitet ndihma e prindërve dhe e familjes, arsimtarëve dhe personave profesionistë në mënyrë që me kohë të reagohet dhe të pengohen komplikimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.