Ballina / Fashion/Beauty / Pse mollëzat e ngritura të faqeve konsiderohen si atraktive?

Pse mollëzat e ngritura të faqeve konsiderohen si atraktive?

Tregon se një person është seksualisht i pjekur

Kjo është një nga elementet themelore të ndërlidhjes mes atraktivitetit dhe mollëzave të ngritura: rritja e mollëzave rritet drejtpërdrejt me rritjen tonë si njerëz me pjekuri seksuale. Mollëza të mëdha e të ngritura paraqesin shenjë se një grua është e pjekur dhe e aftë për të krijuar familje.

Tregon besueshmëri

Një studim i bërë më 2014 nga shkencëtarët e Univerzitetit të Neë York-ut, ka zbuluar se çuditërisht në mënyrë të pavetëdijshme mollëzat e ngritura asocohen me besueshmërinë. Shkencëtarët kanë bërë një seri fotosh të tipareve njerëzore dhe është rezultuar se njerëzit me këto tipare dominonin besueshmëri. Pa çudi, ne duam të shohim njerëzit me mollëza të ngritura, në fakt u besojmë se çfarë thonë. Psh. Anderson Cooper, rezulton se nuk mund të atribuojë suksesin inteligjencës së tij. Poashtu edhe struktura e fytyrës së tij të jep këtë ndjesi besimi.

Femrat mund të kenë zgjedhur mollëzat e ngritura tek meshkujt për mijëra vite

I kthehemi studimit të bërë më 2004, kur një koleksion i shkencëtarëve nga Instituti Senckenberg në Gjermani si dhe Univerziteti i Cambridge-it, kanë zbuluar një teori shumë interesante në lidhje me atë se pse pëlqejmë mollëzat e ngritura: femrat mund të kenë bërë këtë përzgjedhjeseksuale gjatë historisë njerëzore, në vend që të fokusoheshin tek dhëmbët e mëdhenj.

Kjo rezulton edhe me paraqitjen agresive të meshkujve. Meshkujt me mollëza dhe fytyrë me të gjerë janë ndërlidhur rregullisht me sjellje më agresive. Dhe, kjo ndërlidhet me teori tjetër se pse mollëzat kanë mbijetuar kaq gjatë kohë nëmeshkujt. Pra, duket si kombinim i faktorëve të shumtë që ndikon në mbajtjen e meshkujve me mollëza të gjera në krye të listës sonë për kaq shumë kohë. Derek Zoolander – karriera juaj është e sigurt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.