Ballina / Fashion/Beauty / Pse italianet nuk mbajnë dieta e duken bukur
In Fabric

Pse italianet nuk mbajnë dieta e duken bukur

Brumishtet (pastat) janë pjesë e kuzhinës së përditshme të tyre dhe ushqim aspak i dëshirueshëm nëse kujdeseni për linjën, megjithatë ekziston mënyrë që të kënaqeni me pasta dhe të ruani linjën e hollë pa shumë probleme.

Italianet janë të njohura për atë që duan të kënaqen duke ngrënë, por kjo nuk do të thotë se pajtohen me kilogramët e tepërt. Në ruajtjen e linjës së hollë i ndihmon edhe truku i përditshëm prej 15 minutash të cilin gjithkush mund ta praktikojë.

Në përgjithësi, ky komb ka një qasje të relaksuar për ushqim dhe konsumojnë çdo gjë që duan, bukë, makarona, akullore, verë … Kaloritë i kontrollojnë duke ngrënë ushqime të thjeshta, me shumë pak salcash (dressing) dhe ketchup dhe hanë sasi të vogla.

Për shkak të mënyrës së tillë të konsumimit të ushqimit Italianet nuk duhet të mbajnë dieta gjë që dhe nuk i praktikojnë, kurse që të mbeten të holla shërbehen edhe me trukun i cili madje është pjesë e kulturës italiane – sa herë që ju vjen rasti dalin në shëtitje, zakonisht 15 minuta.

Shëtisin disa herë në ditë edhe atë zakonisht pas vakteve. Por, gjatë këtyre shëtitjeve nuk do t’i shihni me aparate për llogaritjen e hapave apo rroba për formëzimin e trupit të cilat nxitin djersitjen dhe dobësimin.

Italianet gjatë këtyre shëtitjeve rituale kënaqen me rrezet e diellit, bisedojnë me fqinjët apo në shëtitje shkojnë bashkë me anëtarë të familjes si rast për tu mbledhur.

Përfitimet e shëtitjes pas ngrënies i ka dëshmuar edhe shkenca. Një studim i publikuar në revistën “Diabetes Care” zbuloi se tri shëtitje për 15 minuta në ditë zvogëlon rrezikun e diabetit.

Studimet kanë treguar se shëtitja pas darke është më e dobishme: aktiviteti i lehtë fizik dhe muzgu, gjegjësisht errësira e mbrëmjes mund të “riprogramojnë” bioritmin dhe kështu të ju ndihmojë që të flini më mirë, të përmirësoni tretjen, zvogëloni nxitjen e insulinës që ndodh pas ngrënies dhe të përshpejtoni metabolizmin – dhe e gjithë kjo pa patur aspak ndjenjën se duhet të ushtroni.

Check Also

Si të visheni shpejt në mëngjes

Gjithmonë me nxitim, një mëngjes i shpejtë dhe përgatitja për në punë. Më pas, dyshimi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *