Ballina / BOTA / Pse Islanda është kaq e shtrenjët?
islanda

Pse Islanda është kaq e shtrenjët?

Në ishullin në jug të Arktikut, çmimet e konsumit janë mesatarisht 56% më të larta se pjesa tjetër e Europës në 2018, duke e renditur Islandën shtetin më të shtrenjtë përpara Zvicrës (52%), Norvegjisë (48%) dhe Danimarkës (38%), sipas të dhënave të Eurostat të përditësuara në fund të qershorit.

Përpara nisjes së tij për në Islandë, Quint Johnson i ardhur nga SHBA-ja me familjen e tij për një javë pushime, kishte bërë disa kërkime për të shmangur surprizat e pakëndshme.

Por ishte diçka që nuk e priste në momentin e mbërritjes për këtë student 22 vjeçar, i cili zbuloi çmime pikante.

‘’Pizza Margerita e afishuar me çmimin e 2.400 koronave, ose afërsisht 17 euro gota e verës, një gotë birrë standarde rreth 7 euro…Kjo është një diferencë e madhe në çmim krahasuar me atë që jam mësuar më parë’’, shprehet  Quint.

Nuk është vetëm peshku që është i shtrenjët në Islandë. Një natë në hotel, një drekë, një veshje apo një biletë autobusi kushtojnë mesatarisht më shtrenjtë, ose shumë më shtrenjtë, se kudo tjetër në Europë. //v.b/atsh

Provo po ashtu

grenlanda, akulli, nasa

Grenlanda po shkrihet

Shkaku i nxehtësisë së gushtit do të shkrihen rreth 197 miliardë tonë akull që ndodhen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.