fbpx
dhoma e ftohte

Pse duhet të flini në një dhomë të ftohtë

Personat të cilët preferojnë ta mbajnë dhomën e gjumit me temperatura të freskëta, mund të jenë duke ditur më shumë se njerëzit e zakonshëm.

Sipas një artikulli të shkruar nga Dr. Christopher Winter, dhe të publikuar nga ‘Huffington Post’, temperaturat e dhomës së fjetjes mund të jenë faktori kryesor në një gjumë kualitativ.

Edhe pse shumica prej neve mund të mos e kemi menduar rëndësinë e temperaturës në dhomën e gjumit, doktori thotë se dhoma duhet të jetë mes 15 dhe 19 gradëve Celsius për një gjumë sa më të mirë.

Por pse kanë rëndësi numrat në termostatin tonë? Temperaturat tona të trupit rriten dhe zbriten gjatë periudhës 24-orëshe, ku numrat më të lartë ndodhin në pasditen e vonshme dhe numrat më të ulët rreth orës 5 të mëngjesit.

Gjumi zakonisht fillon kur niveli i temperaturës së trupit bie, prandaj një dhomë e ftohtë mund të na inkurajojë të flemë më shpejtë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.