Ballina / KOSOVA / Pse disa shtete mund të anëtarësohen në BE deri më 2025, e disa jo
Johanes Hahn

Pse disa shtete mund të anëtarësohen në BE deri më 2025, e disa jo

Komisionari evropian Johannes Hahn beson se disa shtete të Ballkanit mund të anëtarësohen në BE qysh në vitin 2025.

“Është ky një parashikim ambicioz, por i realizueshëm”, ka thënë Hahn në intervistën për gazetën austriake, Kurier.

Sipas tij disa shtete kanë probleme më serioze dhe janë më larg anëtarësimit, për shkak se nuk kanë shtet funksional ligjor.

“Në disa shtete po përballemi me faktin se sundimi i ligjit ende nuk është i zhvilluar sa duhet”, tha Hahn.

I pyetur se cilat janë përfitimet nga politika e fqinjësisë e unionit, Hahn tha se Bashkimi Europian ose do të eksportojë stabilitet, ose në të kundërtën rrezikon që të importojë probleme.

“Stabilitetin mund të eksportojmë duke zhvilluar shtetet ekonomikisht, ndërsa sundimi i ligjit lehtëson investimet”, ka shpjeguar mes tjerash Komisioneri Hahn.

Provo po ashtu

kriteret per liberalizim

Vizat varen nga luftimi i krimit dhe korrupsionit

Çështja e liberalizimit të vizave kryekëput varet nga kriteri i papërmbushur që ka të bëjë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.