fbpx

Pse disa njerëz nuk u besojnë të tjerëve?

Nga Christine Hammond

 

A keni menduar ndonjëherë pse disa njerëz janë mosbesues ndaj të tjerëve? Ata mund të jenë klientë, bashkëshortë, shokë/shoqe që përkundër përpjekjeve të vazhdueshme për përmirësim, ata ende ballafaqohen me sfidën e pamundësisë së krijimit të një besimi tek të tjerët. Duket sikur ata janë automatikisht mosbesues ndaj të gjithëve, përfshirë edhe ata që konsiderohen të sigurtë.

Janë disa koncepte psikologjike për këtë. Njëra që i ka mbijetuar provës së kohës, është ajo e Erik Eriksonit mbi 8 Fazat e Zhvillimit Psikologjik. Faza e parë është Besimi-Mosbesimi, e që zë vend në periudhën prej lindjes e deri në muajin e 18të. Kjo konsiderohet faza kyçe që përcakton gjithë çështjet e ardhshme. Nëse njeriu mëson që herët të ketë besim tek të tjerët, ai/ajo do e ketë më të lehtë të jetë besues dhe plot shpresë në të ardhmen. Por nëse nuk mësojnë të besojnë, atëherë veç është krijuar një bazë për mosbesim dhe tërheqje.

Psikologjia.  Erikson konkludoi se të gjitha bebet, për nga natyra e tyre, kanë nevojë që t’i besojnë kujdesit të dikujt tjetër meqë vetë janë ende të paaftë për vetë-kujdes në tërë këta 18 muaj pas lindjes. Gjtë këtyre viteve bazike, bebja mbështetet në të “qarë” në mënyrë që të shprehë nevojat për ushqim, komfort, ushqim dhe siguri. Është përgjegjësi e kujdestarit (prindit) që t’ia përmbushë fëmijës këto nevoja në një mënyrë sa më të dashur. Por nëse fëmija nuk arrin t’i përmbushë këto nevoja, ata mësojnë të jetë mosbesues.

Fëmija.  Një fëmijë që mëson të ketë besim në kujdestarin/prindin në përmbushjen e nevojave bazike, sërish mbështetet aty për t’i plotësuar nevojat dhe dëshirat e tjera. Lidhja në mes të fëmijës dhe kujdestarit/prindit është e pagabueshme. Por në anën tjetër, një fëmijë që mëson të jetë mosbesues, nuk do krijojë dot lidhje me kujdetarin apo prindin. Distanca jo e natyrshme shtohet edhe më tutje teksa fëmija rritet.

I rrituri. Të rriturit që kanë krijuar besim, arrijnë të krijojnë raporte të shnedosha edhe me të tjerët e veçanërisht në lidhjet intime. Por nëse i rrituri ka qenë si fëmijë më tepër i lidhur me prindin e së njejtës gjini, ata do e kenë të vështirë t’i besojnë gjinisë së kundërt dhe anasjelltas. Edhe më I dukshëm është i rrituri që nuk ka mësuar dot kurrë që të ketë besim tek të tjerët dhe që vazhdimisht ka vështirësi në raportet me miqtë, familje, kolegët, partnerin, fëmijët dhe familjen e partnerit.

Shërimi. Vetëm sepse fëmija është rritur në një ambient ku kanë mësuar të jenë mosbesues, kjo nuk do të thotë se kështu është gjithmonë. Kjo s’do të thotë që do ketë betejë të vazhdueshme. Një gjë e tillë mund të tejkalohet me punë, kohë dhe energji. Ata mund të fillojmë duke besuar në vetëm në njeri për një kohë, e që duhet të jetë person që siguron një ambient besues, larg kritika dhe refuzimeve. Pastaj, çcdo mendim negativ e mosbesues duhet balancuar me realitetin. Besimi krijohet ngadalë dhe kërkon durim.

Kur të takoni dikë që ka vështirësi në besimin e të tjerëve, shpenzoni pak energji në të kuptuarit e perspektivës së tyre. Provoni të shikoni jetën nga këndvështrimi i tyre. Shpesh mund të shihni se kanë përjetuar traumë në 18 muajt e tyre të parë pas lindjes që e shpjegojnë sjelljen e tyre. Mos hiqni dorë nga ta. Besojini atyre fillimisht dhe kthehuni në një dritë për të tjerët që po provojnë të gjejnë rrugën e tyre në detin e mosbesimit.