Ballina / Shkencë / Pse amerikanët kurrë më nuk shkuan në Hënë?

Pse amerikanët kurrë më nuk shkuan në Hënë?

Drejtori i agjencisë amerikane të hapësirës NASA Jim Brandenstein ka thënë se astronautët amerikanë kurrë më nuk u kthyen në Hënë, sepse që nga ajo kohë nuk ka pasur mjete të mjaftueshme për programe të tilla kozmike.

Tërë kjo ka të bëjë me “rreziqet politike”, ka shpjeguar Brandenstein, e si pasojë ka ardhur deri te zvogëlimi i financimit.

“Po të mos kishte rreziqe politike, ne tashmë do të ishim kthyer në Hënë, do të ishim edhe në Mars”, ka thënë drejtori i NASA-s.

Brandenstein ka shpjeguar edhe se NASA në vitin 1990 dhe në fillim të vitit 2000 ka tentuar të kthehet në Hënë dhe të aterrojë në Planetin e kuq, por të dy programet kanë kërkuar përgatitje të gjatë dhe shpenzime serioze.

Ai po ashtu ka treguar edhe për atë se po për këtë shkak nuk do të realizohet aterrimi në Mars në kohën e caktuar për vitin 2024.

Të pëkujtojmë se para do kohë administrata e Donald Trumpit ka urdhëruar që të shpejtohet realizimi i programit lunar, në mënyrë që në pesë vitet në vazhdim të realizohet azbritja e re e njeriut në Hënë, në vend të vitit 2028, siç ishte planifikuar më herët.

Koncepti i modernizuar i këtij projekti ka marrë emrin “Artemida”, për nder të perëndeshës greke të Hënës.

Provo po ashtu

Klima po ndryshon: Korriku sivjet më i nxehti që nga viti 1880

Muaji korrik ishte më i nxehtë i matur në Tokë, që kur filluan regjistrimet më …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.