Ballina / KOSOVA / PSD kërkon interpelancë, shkak paga minimale (Dokument)
visar_ymeri_infoglobi

PSD kërkon interpelancë, shkak paga minimale (Dokument)

Visar Ymeri, nënkryetari i PSD-së, ka njoftuar se sot, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, ka dorëzuar kërkesën për Interpelancë ndaj Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Objekti i Interpelancës është paga minimale në Republikën e Kosovës. Paga minimale është pragu nën të cilën nuk mund të paguhet askush. Niveli i saj është ndër treguesit kryesorë për mirëqenien e një vendi. Aty ku paga minimale është e ulët, niveli i shfrytëzimit të punëtorëve është i lartë”, ka shkruar Ymeri.

Lexo: Pagat minimale nuk u rritën

  Derisa qeveritarët i rrisin pagat, kështu jetojnë tjerët

Apostolova: Të tërhiqet vendimi për rritjen pagave të kabinetit qeveritar

PSD, thotë tutje ai, angazhohet për një pagë minimale që i garanton secilit përmbushjen e nevojave bazike për jetë.

“Niveli aktual prej 130 (për të punësuarit deri në 35 vjeç), respektivisht 170 eurosh (për të tjerët), është larg prej arritjes së këtij synimi. Ftojmë të gjithë deputetët ta japin kontributin e tyre rreth kësaj çështjeje me rëndësi!”, ka shkruar Ymeri duke i bashkëngjitur edhe dokumentin.

Sipas Ymerit paga minimale në Kosovë nuk ka ndryshuar qysh nga viti 2011.

paga minimale 1

 

paga minimale 2

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.