fbpx
Saimir-Tahiri

PS mbron Tahirin

Mesa duket Partia Socialiste ka vendosur që të mbrojë Saimir Tahirin dhe të ushtrojë presion mbi prokurorin që ka vendosur për firmosjen e arrestimit të ish ministrit të Brendshëm.

Deputeti i PS-së Ulsi Manja i ka bërë një pyetje prokurorit Hajdarmataj, duke i thënë, nëse ai ka filluar hetimin në bazë të asaj që ka lexuar nëpër gazeta, apo në bazë të të dhënave dhe provave të administruara nga ana dhe pala italiane.

Ulsi Manja, deputet i PS: Jeni në dijeni ju zoti prokuror që kuvendi i shqipërisë me nismën tonë si shumicë ka bërë kufizimin e imunitetit të deputeti karshi veprave penale të korrupsionit? Kush ju ka penguar që të zhvilloni hetime pro aktive, nëse i filluat përmes gazetës, që ju të konkludonit në prova dhe fakte? Kush ju ndaloi juve?

Prokurori Hajdarmataj: Ne nuk e kemi ndaluar hetimin… Regjistrimi është bashkuar me dy procedime të tjera që ne i kishim në fazën e hetimit. Ne kemi arritur në këtë bindje pas mbledhjes së provave, ne jemi duke vijuar veprimtarinë hetimore në çdo moment

Manja: Ju keni administruar prova e fakte apo i jeni referuar gazetës?

Prokurori: Në 18.10.2017 i kemi cuar letër porosi autoriteteve italaine. Dhe kemi një pjesë të materialit kur përfshihet urdhër arresti i personave që kanë të bëjnë me atë dosje. Gjithë materiali është i ardhur në rrugë zyrtare

Ulsi Manja: Për procedimin një pjesë e materiale të dërguara me letërporosi nga Italia kanë ardhur në zyrën e prokurorit me datën 19, dhe po përkthehen. A jeni në dijeni të ndryshimeve në kuadrin e reformës në drejtësi, ku prokuroria është organ i pavarur dhe letër porosia ka një tjetër formë procedurale që administrohet? A ka kaluar kjo letër porosi midis ministrisë së Drejtësisë, dhe a ka ardhur në të njëjtën rrugë?

Prokuroria: Mes Shqipërisë dhe Italisë ekziston një marrëveshje, ku aktet janë dërguar në mënyrë drejtpërdrejt nga autoritetet italiane në Prokurori të Përgjithshme. Në mënyrë direkte na i kanë përcjellë informacionet. Është njoftuar Ministria e Drejtësisë. Por kjo është një formë tërësisht ligjore.

Manja: A mendoni se një procedim i nisur më 17.10.2017 i bazuar në lajm portalesh përbën bazën e mjaftueshme për të çuar prapa dyerve të burgut një deputet apo cilindo qytetar? A mendoni se në 48 orë, është baza e mjaftueshme të kërkoni arrestimin e Saimir Tahirit?

Prokuroria: Unë mendoj që këtë fazë e kaluam. Ne kemi pasur procedime. Ky është një procedim tjetër që na shërbeu të administrojmë të dhënat e plota. Për më tej, ne jemi një grup prokurorësh që përfaqësojmë kërkesën për të cilën ju jemi drejtuar.

Prokuroria ka regjistruar procedimin penal në lidhje mbi faktet, ku janë të përfshirë disa persona, ndërmjet të cilëve Moisi Habilaj dhe të tjerë. Duke qenë se emri i Saimir Tahirit ishte i njohur ai është vënë nën hetim. Për grupin kriminal të organizuar, për Habilajt dhe bashkëpunëtorët ka pasur në hetim disa procedime që në 2016 dhe në 2017.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!