Në vazhdim keni disa fotografi të Saya-s, por para se t’ua zbulojmë se për çka është fjala, provoni ta gjeni fshehtësinë e saj në bazë të këtyre fotografive, shikojini me kujdes:
Besuat apo jo, Saya nuk ekziston, vetëm është vepër e artistëve grafikë të Tokios. Ky model 3D është krijim i çiftit bashkëshortor Teruyuki e Yuki Ishikawa, të cilët këtij projekti ju përkushtuan në kohë të lirë.
Me krijimin e tyre ia dolën ta mashtrojnë publikun anembanë botës, dhe e pranojnë se pjesa më e vështirë ishte ta krijojnë lërkurën mjaft të bindshme.
A ju mashtruan edhe juve? Na shkruani në komente!