Ballina / Reçeta / Provone, Nutella në kushte shtëpie është më e shijshme
nutella

Provone, Nutella në kushte shtëpie është më e shijshme

Përbërësit:

250gr ricotta ose gjizë e freskët pa kripë
3 lugë gjelle mjaltë
70gr lajthi të pjekura, të grira pluhur
2 lugë gjelle kakao e zezë

Përgatitja:
Fillimisht ricotta ose gjiza pa kripë kalohet në një sitë, për të përftuar kremozitet maksimal, pastaj hidhet në një tas, ku sipas radhës shtohen, mjalti, kakaoja dhe lajthitë e pjekura, të grira imët. Të gjitha rrihen me pajisjen përkatëse të kuzhinës, derisa të shkrihen tërësisht me njëra-tjetrën. Masa e përftuar është një krem i mrekullueshëm për të lyer bukën, ideale për mëngjesin e fëmijëve tuaj. Kremi i kakaos mund të përdoret gjithashtu për mbushje tortash apo “cheesecake”-ësh. Ai mund të ruhet deri në katër ditë në frigorifer.

Provo po ashtu

Si ta pastroni më së miri spinaqin

Një sfidë e vërtetë është për amvisat pastrimi i spinaqit, për shkak të përmbajtjes së …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.