Ballina / PSIKOLOGJI / Provojeni: Përsosja në bazë të autosugjestionit optimist

Provojeni: Përsosja në bazë të autosugjestionit optimist

Dhjetë këshilla të psikologut të famshëm, të cilat do t’ua do t’ua ndryshojnë jetën

Provoni ta përvetësoni së paku ndonjërin nga këshillat e psikologut e farmaceutit francez, Émile Coué, krijuesit të metodës së njohur të psikoterapisë – përsosja në bazë të autosugjestionit optimist.

“Unë askujt nuk i imponoj asgjë, unë thjesht i mësoj njërëzit të bëjnë atë që do të donin ta bëjnë, por ata kryesisht mendojnë se janë të paaftë ta bëjnë këtë. Mes meje e tyre nuk ka konflikt, vetëm bashkëpunim. Unë nuk ndikoj në ta, por forca e cila ekziston në ta dhe unë vetëm i mësoj se si ta përdorin”. (Émile Coué)

1. Vitet nuk na bëjnë të vjetër, por besimi se jemi të vjetër. Ka njerëz të cilët janë të rinj në moshën 80-vjeçare, ndërsa edhe të tillë të cilët janë pleq që në të 40-tat.

2. Altruisti (ai që kujdeset për mirëqenie e të tjerëve) edhe pa e kërkuar e gjen atë që egoisti nuk e gjen as kur e kërkon.

3. Sa më shumë të mira t’u bëni të tjerëve, aq më shumë i bëni vetes.

4. Kur dy persona jetojnë bashkë, toleranca, në dukje e dyanshme, gjithmonë është meritë e një personi.

5. A dëshironi që kurrë të mos mërziteni?

6. Kini shumë ide, e kur të lodheni me njërën prej tyre, merruni me tjetrën.

7. Prirjet e trashëguara ekzistojnë për shkak të idesë se ato do të realizohen.

8. Nuk është me rëndësi prej kah vjen e keqja, është me rëndësi të luftosh kundër saj.

9. Gjithmonë duhet thjeshtësuar, jo komplikuar.

10. Stoikët janë mbështetur jo në thënien “Unë nuk dua të duroj”, por në “Unë nuk duroj”.

Provo po ashtu

Nxënësit, mësimet dhe ankthi gjatë mësim-nxënies!

Fëmijët kanë nisur vitin e ri shkollor, dhe emocionet janë të pashmangshme. “Gjithë problemi i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.