Ballina / KRYESORE / Prova e parë: Elhaida Dani nuk shkëlqeu

Prova e parë: Elhaida Dani nuk shkëlqeu

Prova e parë në skenën e Vjenës nuk është vendimtare, por Elhaida Dani duket se nuk shkëlqeu në to. Emocionet e këndimit për herë të parë në një skenë gjigante mbërthyen artisten shqiptare, duke mos e lejuar të tregojë vokalin e saj shpërthyes.

Në fakt Elhaida Danit, këngëtares që përfaqëson këtë vit Shqipërinë në Eurovision, iu deshën që të qëndronte tri ditë pa kënduar dhe pa folur, në mënyrë që vokali i saj të kthehej sërish në gjendjen normale për shkak të sforcimit.

Siç raporton “Wiwibloggs”, faqja zyrtare e festivalit, dje ajo pati provat para në skenën e Vjenës, aty ku organizohet këtë vit festivali.

Sipas Chris, një komentator në Wiwiblogs, prova e parë e Elhaidës nuk ishte dhe aq mirë dhe në nivelet e duhura

“Elhaida dukej e pasigurt për atë që po bënte. Pa dyshim ajo do të kualifikohet, por unë nuk jam i sigurt nëse do të jetë në finale apo edhe në gjysmëfinale ka thënë Chris.

Provo po ashtu

Pse Vatikani nuk po e njeh pavarësinë e Kosovës ?

Serbia është e lumtur për faktin që Vatikani nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Por …