Ballina / KOSOVA / Protestohet edhe sot
protesta

Protestohet edhe sot

Protesta e studentëve për dorëheqjen e Rektorit të Universitetit ‘Hasan Prishtina’ do të vazhdojë edhe sot.  Protestuesve dje i janë bashkëngjitur edhe përfaqësues të shoqërisë civile por edhe të subjektit politik Vetëvendosje.

Gjashtë studentë janë lënduar në protestën e se enjtes, ndërkohë që dhjetëra studentë të tjera janë trajtuar nga dy ekipe të ndihmës së shpejtë që kanë qëndruar gjatë gjithë kohës përpara rektoratit të UP-së.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ‘ pesë policë dhe një zyrtarë të sigurimit të Rekotratit të kenë marrë lëndime’.

E studentët do të vazhdojnë protestën me të gjitha kërkesat e tyre edhe të premten. Kështu është thënë pak para përfundimit të protestës të së enjtes, që ka përfunduar me t’u kryer edhe orari i punës së administratës. Studentët janë shprehur se nuk do të ndërpresin protestat deri sa të arrihen kërkesat e tyre.

Dy marshe janë paralajmëruar edhe për të premten, të cilat do të nisin nga ora 13:00. Njëri nga sheshi “Skënderbeu” e tjetri nga Qendra e Studentëve. Ata i kanë bërë thirrje të gjithë studentëve, profesorëve e qytetarëve që t’u bashkohen marshit të tyre.

E kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e rektorit të UP-së, Ibrahim Gashi.

Protesta, e cila po zgjatë tash e sa ditë dhe në kuadër të të cilës Lëvizja Studentore për Barazi STUDIM KRITIKË VEPRIM,  kërkon luftimin e korrupsionit dhe c’rrënjosjen e plagjiaturës në UP, ka përcarë opinionin publik dhe spektrin politik. Në përkrahje të studentëve dje protestës i janë bashkëngjitur edhe personalitete të shquara si Veton Surroi, Ilir Deda, Imer Mushkolaj, Flaka Surroi e shumë të tjerë.

Përfaqësues të UP-së e madje edhe disa deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë cilësuar protestusit me fjalë të rënda, të cilat tani janë vënë në thumb të kritikës në rrjetet sociale si Facebook e Twitter.  /infoGLOBI/

Provo po ashtu

Prishtina, kosova, bujqesia urbane, co2, climate change

Fejton: Bujqësia urbane, një koncept i ri jetese, një mënyrë e re e të ushqyerit (8)

Përvojat nga Kenia e New Yorku; Sa paguan Kosova për emetimin e karbonit; A rregullohet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.