Ballina / KOSOVA / Protestë kundër ngritjes së çmimit të energjisë elektrike
proteste, rryma

Protestë kundër ngritjes së çmimit të energjisë elektrike

Nesër para Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) do të mbahet një protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Prishtinë: Protesta është organizuar nga shoqëria civile dhe pritet që para KEK-ut rreth orës 12:00 të fillojë protesta.

“E di që për 13 vite janë grumbulluar me miliona euro që i kemi borxh KEK-ut. Por të nderuar për 13 vite asnjëhrë nuk kemi protestuar për gjithë ato padrejtësi qe na u janë bërë nga kjo korporatë. Të bëhemi së bashku së paku për këtë ditë” ka shkruar Milot Hasimja në rrjetin social Facebook, person ky që është njëri nga organizatorët e kësaj proteste.

Në Facebook është hapur edhe një faqe ku luten të gjithë ata që do ti bashkëngjiten protestës ta konfirmojnë pjesëmarrjen dhe deri më tani, pozitivisht i janë përgjigjur më shumë se 200 persona edhe pse faqja ka vetëm pak minuta që është hapur. Përndryshe në Kosovë  rrall ndodhë që të organizohen protesta për problemet jetike të njerëzve edhe pse në vend  mbi 45 per qind e popullsisë jane te papunë rreth 18 per qind e njerëzve jetojnë me më pak se 1 euro në ditë. Edhe pensionet dhe ndihmat sociale janë tmerrësisht të ulëta dhe sillen prej 40 deri 80 euro në muaj./InfoGLOBI/

Provo po ashtu

Specialja fton edhe Kadri Kastratin

Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, ka njoftuar që është ftuar nga Gjykata Speciale. Ai ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.