Gjatë protestës së studentëve para rektoratit, raportohet edhe për të lënduar. InfoGlobi mëson se në këto momente shihet dhe ambulanca e cila po përcjellur studentët e lënduar për në emergjencë.
Situata ka filluar të eskaloj,kur protestuesit tentuan të hyjnë brenda objektit t Rektoratit.
Policia dhe Njësia speciale nuk kanë lejuar një gjë të tillë.
Ndryshe, sot, në ora 12 ka nisur marshi prej Sheshit Skënderbeu dhe nga Menza e studentëve për t’u bashkuar në kërkesën e tyre për largimin e Ibrahim Gashit nga pozita e Rektorit./InfoGlobi/