( E plotësuar): Gjashtë studentë janë lënduar në protestën e sotme, ndërkohë dhjetëra studentë të tjera janë trajtuar nga dy ekipe të ndihmës së shpejtë që kanë qëndruar gjatë gjithë kohës në protestën e së enjtes përpara rektoratit të UP-së.
Policia e Kosovës ka njoftuar për pesë policë dhe një zyrtarë të sigurimit të Rekotratit të kenë marrë lëndime. E studentët do të vazhdojnë protestën me të gjitha kërkesat e tyre edhe të premten. Kështu është thënë pak para përfundimit të protestës të së enjtes, që ka përfunduar me t’u kryer edhe orari i punës së administratës. Studentët janë shprehur se nuk do të ndërpresin protestat deri sa të arrihen kërkesat e tyre.
E kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e menjëhershme e rektorit të UP-së, Ibrahim Gashi.
Përleshje mes protestuesve dhe Policisë
Studentët dhe shoqëria civile kanë hyrë në oborrin e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.
Situata ka filluar të eskaloj, kur protestuesit tentuan të hyjnë brenda objektit t Rektoratit.
Policia dhe Njësia speciale nuk kanë lejuar një gjë të tillë.
Ndryshe, sot, në ora 12 ka nisur marshi prej Sheshit Skënderbeu dhe nga Menza e studentëve për t’u bashkuar në kërkesën e tyre për largimin e Ibrahim Gashit nga pozita e Rektorit./infoGLOBI/