Ballina / KRYESORE / Protesta që mbështeti ndryshimin e kufijëve të Kosovës
mero baze

Protesta që mbështeti ndryshimin e kufijëve të Kosovës

Protesta e sotme në Kosovë, e thirrur kundër Presidentit Hashim Thaçi që po tenton një marrëveshje personale për ndryshimin e kufijëve të Kosovës, paradoksalisht i dha mbështetje Albin Kurtit ta udhëheq procesin e ndryshimit të kufijëve.

Shkruan: Mero Baze

Për të gjitha ato arsye që ne i trembemi aventurës së Hashim Thaçit me Aleksandër Vuçiçin, nën garancitë e paqarta të stat të ri të Presidentit Trump, protesta e sotme duhet të jepte mesazhin e paprekshmërisë së shtetit të ri të Kosovës, simboleve të tij, kufijëve të tij konvecionalë dhe të dëshmohej se çdo personalitet politik në Kosovë që tenton të tjetërsojë kufijtë e saj të fituar me gjakë do të dështoj.

Por protesta në Kosovë u zhvillua nën flamurin kombëtar të Shqipërisë dhe nën himnin e flamurit t’ Shqipërisë, duke zhdukur nga qarkullimi simbolet e shtetit të ri të Kosovës dhe çka është më e rëndësishme identitetin e saj të ri si shteti i dytë shqiptar.

Protesta ishte një manifestim. I zjarrtë për ndryshimin e kufijëve për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, dhe në këtë histori, pse jo dhe për ato detajet e Marrëveshjeve skicë të Hashim Thaçit me Vuçiçin.

Ashtu si në takimin me Sali Berishën, duket se Albin Kurti nuk është I shqetësuar nga teza e ndryshimit të kufijëve të Hashim Thaçit që është shumë e rrezikshme, por është I shqetësuar nga besimi, se ajo po bën Thaçi mund ta bëj atë realitet dhe ai e shikon këtë si çështje aktorësh të ngelur jashtë historisë.

Pra thjeshtë duket se mendon që Thaçi po i konsumon mitin e tij politik, atë të bashkimit të Shqipërisë me Kosovën. Beteja e sotme reale e protestës në Prishtinë, nuk ishte siç u tha mbrojtja e kufijëve nga Hashimi, por fakti që shqiptarët ja besojnë Albinit ndryshimin e kufijëve dhe bashkimin me Shqipërinë dhe jo Hashim Thaçit.

Mund të jetë dhe kështu. Dhe unë besoj se Kurti është më i zoti për këtë punën e Bashkimit se e ka dhe teori të vjetër të partisë së tij. Por protesta e sotme, ishte për mos prekjen e kufijëve, jo për prekjen e kufijëve dhe bashkimin me Shqipërinë.

Kurti është I lire të bëj çdo ditë protesta për Bashkimin e Shqipërisë me Kosovën në Prishtinë, por jo ti nis si protesta për mos prekje kufijsh, por ti deklaroj ashtu si I bën. Se kështu si u bë, ishte një garë mes Kurtit dhe Thaçit, kush I prish më pare kufijtë dhe nuk ishte ashtu siç u lajmërua si protestë për të mbrojtur kufijtë e Kosovës.

Është siç thuhet në një fjalë të urtë shqiptare: Hiqjani Hashimit, jepjani Albinit!

Dhe në kushtet kur çështja e kufijëve ka ndarë Evropën nga SHBA në çështjen e Kosovës, protesta e sotme, në vend të dëshmonte mungesën e mbështetjes së Hashim Thaçit, dëshmoi të kundërtën, mbështjen që Albin Kurti ka për të bërë të njëjtën gjë. Biles atë që në Evropë e SHBA akoma nuk duan ta dëgjojnë.

@Fluidi

Provo po ashtu

parakalimi fsk

Kastrati: FSK-së i duhen edhe shtatë vjet për tu bërë ushtri

Ish-komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, thotë se kalimi në Kuvend i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.