Protesta në Francë, djathtistët kërkojnë dëbimin e muslimanëve

Përkundër ndalesës për protesta , një ditë pas sulmeve në Paris, idhëtarët e rrymave djathtiste në Francë kanë dalur në rrugë për të protestuar me kërkesën e vetme: Dëboni muslimanët!

Përgjatë gjithë protestët është përmendur se njëri nga sulmuesit e mbrëmshëm ishte refugjatë nga Siria.

Protestat shpërthyen pak pas deklaratës së liderit të Frontit Nacional , Marine Le Pen që tha se ‘francezët nuk janë më të sigurt’ dhe kur kërkoi që Franca të rikthej kontrollin e plotë të kufijve të saj.

Presidenti i Francës gjatë kohës sa po zgjaste sulmi kishte shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Sulmet e së premtes në Francë kanë marr mbi 130 jetë civilësh dhe kanë lënë të plagosur mbi 300 veta, nga të cilët 80 janë në rrezik për jetën.

Sipas prokurorit sulmet janë realizuar nga tri celula. Shtatë persona që kanë realizuar sulmet janë vrarë/vetëvrarë dhe identiteti i tyre po verifikohet. Njëri nga terroristët ishte me origjin franceze dhe i njohur për aktivitete kriminale dhe lidhjet e tij me grupet e terrorit ne Siri. Prane tyre janë gjetur edhe dy pasaporta, njëri i shtetësisë siriane e tjetri i Egjiptit.

Greqia zyrtare ka deklaruar se pasaporta e gjetur prane nje militanti është e personit që figuron në regjistrin e refugjatëve të ikur nga Siria.

Ndërlidhje me sulmet në Paris, të shtunën pati arrestime edhe në Belgjike, ku prapa grilave përfunduan 5 persona dhe një arrestim në Londër.

Shtetet perëndimore kanë ngritur shkallën e sigurisë, e disa nga to kanë filluar ti ndryshojnë qëndrimet dhe politikat ndaj refugjatëve. Polonia ka thënë se nuk do të pranojë më refugjatë në rast se nuk ka garanca të forta për sigurinë e vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.