Ballina / KOSOVA / Protesta, 32 të lënduar

Protesta, 32 të lënduar

32 persona janë lënduar te mërkurën gjatë protestës së organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje kundër Ratifikimit të Marrëveshjes. 11 prej të lënduarve ishin qytetarë ndërsa 21 policë.

Protesta e paparalajmëruar e realizuar nga subjekti politik ’Vetëvendosje’ ka filluar rreth orës 09:00 dhe ka përfunduar rreth orës 14:55, ku pjesëmarrës kanë qenë rreth 500-600 protestues të shpërndarë në lokacione të ndryshme për rreth hyrje-daljeve të objektit të Parlamentit të Kosovës.

Protestuesit fillimisht kanë krijuar pengesa fizike ndaj disa deputetëve dhe personaliteteve tjera duke mos i lejuar të hyjnë në Parlamentin e Kosovës dhe më pas kanë vazhduar me veprimeve të dhunshme ndaj zyrtarëve policorë, duke hedhur mjete të ndryshme me ngjyrë dhe gurë ndaj zyrtarëve policorë.

Protestuesit gjatë protestimit të tyre kanë tentuar të dëmtojnë rrethojat e institucionit me qëllim të futjes në objektin e Parlamentit të Kosovës, si dhe me pas kanë bërë bllokime të tërësishme dhe të pjesërishme të rrugës së UÇK-së dhe rrugës Agim Ramadani në hyrjet e Parlamentit të Kosovës nga këto dy anë.

Gjatë intervenimeve policore janë shoqëruar për në stacionet policore gjithsej 68 protestues të cilët po ku 11 prej tyre ju është ofruar ndihma mjekësore, kryesisht nga spreji OC.

Si pasojë e veprimeve dhe sjelljeve të dhunshme nga ana e protestuesve 21 zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore si dhe janë dëmtuar 4 automjete zyrtare, prej tyre dy 2 automjete policore.

Lidhur me shoqërimin e personave në stacionet policore, të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë nën autorizimin e prokurorëve të Prokurorisë përkatëse, ka njoftuar Policia e Kosovës./infoglobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!