Ballina / KOSOVA / Prokuroria për 11 vjeçarin e Fushë Kosovës: Nuk mund të paragjykojmë
policia e kosoves

Prokuroria për 11 vjeçarin e Fushë Kosovës: Nuk mund të paragjykojmë

Të enjten në Fushë Kosovë është gjetur i vdekur një i mitur i moshës 11 vjeçare, prindërit e të cilit kanë ngritur dyshimet se ai është vrarë pasi u dhunua seksualisht nga një 20 vjeçar problematik.

Sipas raportimeve tek i mituri janë gjetur disa shenja në trup. Prokurorinë Themelore të Prishtinës ka treguar detaje lidhur me rastin.

Zëdhënësja e Prokurorisë Laureta Ulaj, ka thënë se zyrtarisht nuk ka dal raporti i obduksionit. Por, ajo shton se nga biseda me prokurorin e rastit i është bërë e ditur se janë gjetë disa shenja të dhunës, por nuk mund të thuhet se në çfarë rrethanash kanë ardhur ato.

“Duhet të presim raportin përfundimtar lidhur me rastin sepse nuk mund të paragjykojmë”, ka deklaruar Ulaj

I mituri i komuniteti rom ishte gjetur në afërsi të një objekti banesor në Fushë Kosovë . Mediat raportojnë se policia është vënë në kërkim të 20 vjeçarit të dyshuar, poashtu i komunitetit rom. urse vetë policia njohtoi se ka arrestuar një person të kërkuar në Fushë Kosovë. Por Policia nuk shpalon nëse i arrestuari ka lidhje me dyshimet për vrasjen e mbrëmshme të 11 vjeçarit. /infoglobi/e

Provo po ashtu

zgjedhje

42 mijë aplikacione nga diaspora për të votuar në zgjedhjet e 6 tetorit

42 mijë aplikacione për të votuar nga diaspora ka pranuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.