Ballina / KOSOVA / Prokuroria kërkesë të re ndaj të dyshuarëve për vrasjen e Aulon Zekës
aulon zeka

Prokuroria kërkesë të re ndaj të dyshuarëve për vrasjen e Aulon Zekës

Prokuroria Themelore e Prishtinës, Departamenti për të mitur, ka kërkuar vazhdimin e masës së paraburgimit për dy të miturit, G.H. dhe R.G., të dyshuar për vrasjen e të miturit Aulon Zeka.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Shtetit, Ekrem Lutfiu, ka thënë se prokuroria tashmë ka dorëzuar kërkesën e saj për vazhdimin e paraburgimit ndaj dy të miturve të dyshuar për vrasje të rëndë.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur, më 13.10.2017, ka bërë kërkesë për vazhdimin e paraburgimit ndaj të miturve G.H. dhe R.G., për shkak të veprës penale vrasje e rëndë nga neni 179 pika 1.1 dhe 1.4 lidhur me nenin 31 të KPRK-së. Në ditët në vijim pritet vendimi nga ana e Gjykatës për vazhdimin e paraburgimit”, thotë Lutfiu.

Në anën tjetër, zyrtarë të Gjykatës Themelore në Prishtinë nuk kanë dashur të komentojnë asgjë për këtë rast.

Zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi, ka thënë se nuk mund të japin asnjë informacion për këtë rast.

“Lidhur me kërkesën tuaj ju njoftojmë se Gjykata nuk mund të japë informacione rreth këtij rasti për shkak se të dhënat për të mitur janë konfidenciale”, thotë Gashi.

Ndryshe, 16-vjeçari Aulon Zeka është gjetur i vdekur në mëngjesin e 16 shtatorit rreth orës 11:00, në rrugën “Gjon Sereqi” në Prishtinë. I ndjeri ishte qëlluar me katër plumba në trup.

Një ditë më vonë, Policia e Kosovës pati arrestuar dy të mitur si të dyshuar për vrasjen e të miturit.
Më 18 shtator Gjykata Themelore e Prishtinës pati marrë vendim të aprovojë kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Departamenti për të mitur, duke caktuar 1 muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e 16-vjeçarit.

Disa ditë më vonë, Gjykata e Apelit e Kosovës pati refuzuar ankesat e avokatëve mbrojtës kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji ndaj dy të miturve.

Apeli e pati cilësuar si të pabazuar ankesën e mbrojtjes, duke vlerësuar se Gjykata Themelore ka vepruar drejt me përcaktimin e paraburgimit prej një muaji për të dyshuarit G.H. dhe R.G.

 

Check Also

hashim thaci

Thaçi: Dialogu me Serbi duhet përmbyllur me njohje dhe ulëse në OKB

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po vazhdon vizitën e tij zyrtare në Kanada. Thaçi, i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *