Ballina / KOSOVA / Prokuroria: Fotografia nuk ka të bëj me luftën në Kosovë
flora brovina fotografia

Prokuroria: Fotografia nuk ka të bëj me luftën në Kosovë

Prokuroria Speciale e Kosovës njofton se pas paraqitjes së fotografisë nga deputetja, Flora Brovina, është hapur hetimi bazuar në pohimin e saj se kjo fotografi dëshmon dhunimin e një gruaje nga ushtarët serbë gjatë luftës në Kosovë.

“Fotografia në fjalë është dërguar për ekspertizë në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, e cila ka konstatuar se fotografia e paraqitur nga deputetja, Flora Brovina, është e printuar në format A4 kolor dhe nuk ka asnjë të dhënë, e cila kishte mundësuar hulumtimin e origjinës së fotografisë dhe nuk ka asnjë shenjë nga është printuar”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Sipas Prokurorisë kjo fotografi është krahasuar me një fotografi tjetër të siguruar nga interneti dhe u konstatua se në të dy fotografit është paraqitur ngjarja e njëjtë.

“Bazuar në të dhënat nga ekspertiza dhe provat tjera të nxjerra gjatë hetimit, Prokuroria Speciale e Republikës e Kosovës ka konkluduar se ngjarja nga fotografia e paraqitur nga deputetja Brovina, është nxjerr nga interneti dhe nuk ka të bëjë me ndonjë rast të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.”, thuhet në komunikatë.

Provo po ashtu

isa mustafa

Mustafa: Vendi pa Qeveri. Presidenti të fillojë konsultimet për zgjedhjet

Lidhja Demokratike e Kosovës po kërkon zgjedhje të parakoshme. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.