prokuroria e prishtines

Prokuroria e Inspektorati po hetojnë incidentin e djeshëm me truprojat e Thaçit

Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Inspektorati Policor i Kosovës, njoftojnë opinionin publik se janë duke e trajtuar incidentin në lidhje me veprimet e oficerëve të mbrojtjes së afërt të Presidentit të Kosovës.

Si Prokuroria ashtu edhe IPK-ja trajtojnë shumë seriozisht çdo pretendim të sjelljes së kundërligjshme dhe në koordinim të plotë do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

Po ashtu, Prokuroria e Shtetit dhe IPK-ja u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që mund të posedojnë informacione shtesë lidhur me këtë rast t’i përcjellin të njëjtat duke siguruar konfidencë të plotë me rastin e trajtimit të tyre dhe duke siguruar publikun që do të vazhdohet me hetimin e këtij rasti me gjithë seriozitetin që e meriton . ​

LEXO EDHE:

Thaçi kërkon nga Kurti të lirojë zyrën “e uzurpuar”, qytetarët e quajnë hajn

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.