fbpx

Prokuroria aktakuzë 14 të dyshuarve për korrupsion

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 14 personave për vepra penale që ndërlidhen me korrupsion

Ata dyshohen për veprat penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”  “Mashtrim” dhe “Mashtrimi në detyrë”.

Në mesin e të akuzuarve është edhe një ish kryetar komune si dhe tetë zyrtarë tjerë të asaj komune, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar, se duke vepruar në cilësinë e personave zyrtar, kanë keqpërdorë detyrën zyrtare, duke i tejkaluar kompetencat e tyre ose duke mos i përmbushur detyrat e tyre zyrtare.

Në Aktakuze po ashtu janë të përfshire edhe pronarët e tre operatoreve ekonomik, si dhe dy persona përgjegjës të caktuar nga këta operatorë, për të cilët ekziston dyshimi  se duke vepruar si kontraktorë dhe nenkontraktorë, ku ky i fundit gjithnjë duke vepruar në mënyrë të kundërligjshme, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve kanë sjellë në lajthim të dëmtuarën në fjalë, ashtu që me rastin e kryerjes se punimeve në rrugët e kësaj komune nuk u janë përmbajtur kushteve të përcaktuara në kontratë, me qëllim që t’i sjellin vetes apo tjetrit.

Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cila i ka propozuar Gjykatës që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të pandehurit, për veprat penale që akuzohen, t’i shpallë fajtor dhe t’i gjykojë sipas ligjit.

Të akuzuarit janë: M.K., XH.K., H.R., E.S., S.K., N.G., R.H., B.P., B.A., SH.K., B.K., H.D., A.S., A.P.

/infoglobi/sh.k/