Ballina / KOSOVA / Prokurori Special shkon në vendin ku u helmuan 26 zyrtarët

Prokurori Special shkon në vendin ku u helmuan 26 zyrtarët

Prokurorët Special të Prokruroisë së Kosovës kanë dal në vendin e ngjarjes ku dyshohet se u helmuan 26 zyrtarë të angazhuar nga KQZ në procesin e verifikimit të votave të ardhura nga jashtë Kosovës saktësisht nga Serbia.

Zyrtarët kanë pësuar alergji pas kontaktit me këto zarfe.

E me rastin, tashmë sic duket po merret edhe Prokuroria Speciale e Kosovës. Një prokuror i specializuar ëhstë në vendin e ngjarjes.

Kështu ka deklaruar për Express, Ekrem Lutfiu, zëdhënës në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

“Një prokuror i Prokurorisë Speciale ka dal në vendin e ngjarjes në QNR”, i ka thënë Lutfiu.

Disa anëtar të KQZ-së janë paraqitur afër QNR-së, ku u helmuan 26 zyrtarë nga kundërmimi i zarfeve të votave nga Serbia.

Policia nuk i ka lejuar ata që të shkojnë tek vendi ku ka ndodhur rasti për shkaqe sigurie.

Për momentin i gjithë vendi është izoluar dhe Policia ka rritur numrin e forcave policore.

Provo po ashtu

media, gazeta

Pse kemi nevojë për gazetarinë

Shkruan: Marc Benioff* Eshtë një paradoks i kësaj kohe që jetojmë. Ne kemi një univers …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.