Ballina / KOSOVA / Prokurori për rastin Limaj: Përgjime dëshmuan ndikimet politike në shërbimin civil
Limaj, gjykimi

Prokurori për rastin Limaj: Përgjime dëshmuan ndikimet politike në shërbimin civil

Si rrallë herë në praktikën gjyqësore, prokurori i EULEX-it nuk i ka bërë thirrje fare trupit gjykues që të shpallë fajtorë apo të dënojë të akuzuarit në MTPT.

Ai, në fjalën përfundimtare, ka rikujtuar provat, që kryesisht janë përgjime të Fatmir Limajt, Endrit Shalës e Florim Zukës, ani pse shpesh nuk ka ditur t’i citojë këto mesazhe kur ia kërkoi mbrojtja, raporton KTV.

Pos zëvendëskryeministrit, ish-shefit të kabinetit e biznesmenit Zuka, të akuzuar për krim të organizuar e keqpërdorim detyre janë edhe ish-shefi i Prokurimit në MTPT, Nexhat Krasniqi, dhe shoferi i Limajt, Shpëtim Telaku.

Prokurori Charles Hardaway ka thënë se Limaj është dëshmuar se Shalën e Telakun i ka shumë të afërt dhe njerëzit i kishin shfrytëzuar ata për të mbërritur te ish-ministri i Transportit.

Sipas prokurorit, në disa mesazhe telefonike, pronari i kompanisë për ndërtim rrugësh “Tali” i kishte shkruar Endrit Shalës, duke i kërkuar ndihmë dhe duke i rikujtuar se ai kishte dhënë 5 mijë euro për PDK-në.

Prokurori ka kërkuar që trupi gjykues të mos marrë parasysh pretendimet e fundit të ish-kryetarit të gjyqtarëve të EULEX-it.

Ai ka shtuar se shumë përgjime kanë dëshmuar se ka pasur ndikime politike në shërbimin civil, kryesisht duke përdorur lidhjet përmes PDK-së.

Me fjalën e prokurorit është pajtuar edhe përfaqësuesja e palës së dëmtuar.

Gjykimi vazhdon me fjalët përfundimtare të mbrojtjes, derisa në fund të javës pritet edhe aktgjykimi për një nga rastet me publicitetin më të madh nga EULEX-i.

Check Also

Entela Binjaku

Stresi: Variacione të një teme

Sipas Herbert Blummer “individët jetojnë në një univers simbolesh që përmbajnë kuptime dhe vlera të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *