fbpx

Prokurori i Medicus-it: Keqpërdorën varfërinë për tu pasuruar

Pas dënimit ndaj urologut kosovar Lutfi Dervishi, djalit të tij dhe 3 personave tjerë lidhur me rastin e transplantimin e organeve të njohur si rasti “Medicus”, prokurori mbajti konferencë për shtyp. infoGLOBI sjell thekse nga kjo konferencë.

“Me 4 nëntorë të vitit 2008 në aeroportin e Prishtinës , gjatë pritjes për tu nisur në Stamboll, Yilmaz Altun ka nxitur interesimin e Policisë Kufitare të Kosovës. Altuni ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është ndaluar nga Policia e Kosovës, për ekzaminime fizike në aeroport. Altun ishte në gjendje të rëndë dhe kishte nevojë urgjente për ndihmën mjekësore. Në anën e tij të majtë të abdomenit shihej gjurma e hapur e ndërhyrjes kirurgjike, rezultat e nefrektomisë, nxjerrjes së veshkës së majtë. Altuni ka udhëtuar nga Stambolli në Kosovë bashkë me të tjerët falë premtimit të rrejshëm se do të paguhet 20.000 dollarë për heqjen e organit të tij. Altuni ka identifikuar Medicusin, spitalin special në Fushë Kosovë dhe afër aeroportit” ka shpjeguar prokurori Special I EULEX-it, Jonathan Ratel para gazetarëve, që po ndjeknin konferencën e tij për shtup, të mbajtur të hënën pak pas shqiptimit të dënimeve, ndaj 5 të akuzuarve për rastin e njohur si “Medicus”

“Policia e Kosovës, ka shkuar në klinikën Medicus dhe ka gjetur një njeri të moshuar nga Izraeli, Bazalel Shafran, në gjendje të rëndë shëndetësore. Shafran kishte udhëtuar nga Telavivi nëpër Stamboll dhe kishte arritur në Kosovë, ku I është bërë transplantimi iveshkës për 90.000 dollarë. Il Altun dhe Shafran, kanë ardhur nga Stambolli me Moshe Harel, izraelit dhe doctor Yusuf Somnez me origjinë nga Turqia. Gjatë 2008-ës hetuesit nga UNMIKU dhe Policia e Kosovës, kanë identifikuar disa të dyshuar gjatë surveimit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës” ka deklaruar Ratel.

Sipar Ratel “Moshe Harel është ‘fikseri’ apo rekrutuesi I involvuar në trafikimin dhe tregtinë ndërkombëtare me organet njerëzore, me prokurimin, porosinë dhe shitjen e pjesëve të trupit (organeve) si dhe me rekrutimin e njerëzve për personave të cilëve u hiqeshin apo transplatoheshin ato”.

Ratel ka spjeguar se INTERPOL është vënë në kërkim të Harelit. Lidhur me një rast tjetër por relevant për aktakuzën e ngritur edhe në Prishtinë. “Harel ka qenë I arrestuar në Izrael për trafikimin me njerëz si dhe për aktivitetet në klinikën Medicus dhe në disa shtete tjera. Ai është I lidhur ngushtë me tregtimin ndërkombëtar të organeve njerëzore nga doktor Somnez, e ky I fundit kirug për transplante është poashtu I involvuar në tregtimin e organeve njerëzore, prokurimin, shitjen e tyre dhe rekrutimin e personave të cilëvë u hiqeshin apo vendoseshin organet” ka shpjeguar më tutje Ratel.

Sipas tij edhe Somnez është njëri nga të kërkuarit e Interpol-it.

Mes tjerash Somnez është I kërkuar edhe në Turqi për trafikimin me njerëz.

Aktgjykimet e shpallura të hënën nga gjykata në Prishtinë janë rezultat I hetimeve të gjata e të ndjeshme që kanë filluar në nëntorin 2008, ndaj 7 të pandehurve në Kosovë dhe të dyshuarve Somnez e Harel, ka theksuar Ratel.

“Elementi kryesor në gjithë këtë konspiracion criminal ishte rekrutimi, transportimi, transferi, ofrimi I nikërqillëkut dhe pranimi i personave në nevojë, të varfurve dhe njerëzve të margjinalizuar, me fjalë të tejra të atyre që vuanin nga varfëria kronike dhe problemet financiare, e që vinin nga vendet e varfura apo atyre të pasluftës. Rekrutimi I tyre bëhej me një qëllim të vetëm, që të eksploatohen në cilësinë e ‘donatorëve’ dhje që tu hiqen organet. Ky trafikim I njerëzve arrihej përmes premtimeve të rrejshme për pagesat në kesh për organe që u nxirreshin, e në shumë raste pagesa nuk është bërë fare. Personat e tillë pasi u hiqeshin organet largoheshin pa kujdesin e nevojshëm mjekësor, e në shumë raste këto viktima kanë përjetuar lëndime të rënda psiqike e fizike dhe I janë nënshtruar rreziqeve të mëdha jetësore” ka thënë mes tjerash Ratel.

Ai ka potencuar se “heqja e organeve bëhej me një qëllim të vetëm, për përfitime të personave që kishin mundësi e pasuri, që vinin nga vendet me kujdes të avancuar mjekësor por që nuk mund ti bënin transplantimet në shtetet e tyre amë. Disa nga këta persona tani më kanë vdekur” ka thënë Ratel.

Motivi I vetëm për eksploatimin e të varfërve ishte mundësi për profited he lakmi njerëzore. Në çdo aspekt kjo ishte keqpërdorim I vrazhdë I të varfërve, tha Rarel, i cili shtoi se “ende ka shumë gjëra që duhet ndriquar për ta realizuar drejtësinë në nivel të knaqshëm për viktimat e pafuqishme të këtij rasti, siç janë bie fjala, kompenzimet dhe arrestimi I të dyshuarve tjerë. Shpresojmë se vullneti I sotëm gjyqësor do të shikohet drejtë, si një përpjeke që të vendoset drejtësia dhe siguria për viktimat në këtë fushë”.

Ratel ka nënvizuar se trafikimi I personave me qëllim të heqjes së organeve të tyre është një process I komplikuar I cili nënkupton rekrutimin, transportimin, strehimin dhe eksploatimin e viktimave, gjë që si ka përshkruar ai “involvon një numër më të madhë të njerëzve”, prandaj rasti I sotëm gjyqësor “ka njohur se një ekip i tërë it ë pandehurve, përfshirë edhe ekpertët mjekësor, mjekët, janë të involvuar në këtë rast të krimit të organizuar”.

“Hetimet kanë zbuluar një grup të organizuar kriminal, të strukturuar mirë e që përbëhej prej, kosovarëve dhe të huajve, e që kishin lidhje përgjatë disa jurisdiksioneve dhe lidhje me grupet ndërkombëtare të trafikimit të organeve, aktivitetet e të cilave kanë gjeneruar shumë sinitifakante parash, të hyra për të pandehurit e me çmimin e shëndetit dhe sigurisë së viktimave, të pafuqishme financiare që janë rekrutuar qëllimit” ka thënë Ratel.

Sipas tij në rastin Medicus “të pandehurit kanrë rekrutuar, transferuar, pranuar dhe strehuar, të paktën 24 viktima që ishin subject i heqjes së organave dhe transplanteve kundërligjore në klinikën Medicus”.

Ratel gjithashtu ka nënvizuar se “pagesat direkte nga marrësit e organeve kanë shkuar deri në 80.000 euro. Viktimat ndërkaq që ishin cak i të pandehurve kishin problem akute financiare, familjare apo personale dhe vinin nga shtetet si ish –Republikat Sovjetike, Ukraina, Turqia apo nga radhët e imigrantëve izraelitë. Ata trafikoheshin në Kosovë nga të pandehurit dhe me qëllim të ekspoatimit për të iu nënshtruar heqjes së organeve falë premtimeve fallso për kompensimet financiare, falë mashtrimeve dhe mjeteve tjera kundërlidhore”.

“Çka është më e keqja, të pandehurit i kryenin ndërhyrjet kirurgjike të transplantimit në kundërshtim me ligjet nacionale të Kosovës të cilat në mënyrë apsolute ndalojnë procedurat e tilla dhe aktivitetet e tilla mjekësorë. Hetimet dhe procedurat gjyqësore kundër të panmdehurve kanë zgjatur mbi katër vjet, e si rezultat i hetimeve ka rezoltuar  ‘kërkimi ekstenziv dhe konfiskimi i provave material në klinikën Medicus nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me inspektoratin e Ministrisë së Shëndetësisë, ekipeve forenzike të Policisë së Kosovës dhe Policëve ndërkombëtar të UNMIK-ut” ka thënë Ratel.

Prokurori ka shpjeguar se “rezultatet janë arritur edhe falë përgjimit të komunikimit elektoronik me e-maila si dhe bisedave telefonike në klinikën Medicus, pastaj janë siguruar raportet mjekësore, toksikologjike, ato të shkruara me dorë si dhe raportet emjekësisë ligjore. Mbi 30 kërkesa për asistencën ligjore ndërkombëtarë në 14 jurisdikcione të huaja për të siguruar dokumentacionin e nevojshëm dhe dëshmitë për aktivitetet kundërligjore të të pandehurve jashtë vendit”.

Ratel po ashtu ka thënë se “deri te gjetjet erdhi edhe falë asistencës së organizatave si UNMIKU, EULEXI, Policia e Kosovës, INTERPOLI, Policitë Ndërkombëtare dhe ato të shteteve si Izraeli, Kanda, SHBA, Turqia, Gjermania etj”.

Megjithatë sic ka potencuar Ratel “pa guximin e 80 dëshmitarëve nga të cilët 15 ishin dëshmitarë të mbrojtur, të cilët e rrezikuan veten duke ofruar dëshmitë kundër të pandehurve, prokurori nuk do të kishte qenë në gjendje që të siguroj evidencën substanciale të nevojshme për dënimin e të pandehurve”.

“Mbi 21 dëshmitar kanë ofruar përmes videolinçeve dëshmitë që kanë zgjatur mbi 520 orë dhe mbi 103 ditë, dhe ne jemi maksimalisht mirënjohës dëshmitarëve për dëshmitë e ofruara dhe gatishmërinë e treguar për bashkëpunim” tha Ratel.

Në fund të paraqitjes së tij para gazetarëve, prokurori Special i EULEX-it u ndal edhe në çështjen e kompenzimit të viktimave,

“Ne kemi kërkaur nga gjykata, mbylljen dhe konfiskimin e klinikës Medicus, paisjeve të saj, paisje këto që janë përdorur këto për kryerjen e krimeve serioze” shtoi Ratel.

“Siç e kam cekur edhe më heret ende ka gjëra që duhet ndriquar për ta sjellur drejtësinë në vend për viktimat e pafuqishme, prandaj përpjekjet për një drejtësi të tillë duhet të vazhdojnë”./infoGLOBI/F.Hyseni/

@infoGlobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.