Ballina / BOTA / Prokurorët gjermanë kundër terrorizmit nisin hetimet për sulmin në Halle

Prokurorët gjermanë kundër terrorizmit nisin hetimet për sulmin në Halle

Prokurorët federalë kundër terrorizmit në Gjermani kanë nisur hetimet rreth të shtënave me armë zjarri që kanë lënë të vdekur dy persona në qytetin lindor Halle të Gjermanisë.

Një person është arrestuar në lidhje me sulmin e 9 tetorit.

Policia ka thënë se sulmuesit tjerë mund të jenë ende në arrati, pasi shumë persona është raportuar të jenë larguar nga skena e sulmit me një apo më shumë makina.

Sulmi ka ndodhur afër një sinagoge, kanë thënë mediat lokale dhe dëshmitarët.

Të shtëna janë dëgjuar edhe në Landsberg, rreth 15 kilometra nga qyteti Halle, mirëpo nuk është bërë e qartë nëse incidentet kanë qenë të lidhura.

Provo po ashtu

Mustafa: Është nder por nuk do ta imponoj veten për president të vendit

Isa Mustafa e ka pranuar publikisht dëshirën e tij për t’u bërë president i vendit. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.