Ballina / KOSOVA / Projektligji për arsimin e lartë miratohet brenda vitit
masht

Projektligji për arsimin e lartë miratohet brenda vitit

Projektligji për Arsimin e Lartë ende nuk ka shkuar në Kuvend për miratim, ndërsa zyrtarë të Ministrisë së Arsimit bëjnë të ditur se ky ligj do të miratohet brenda këtij viti.

Me ndryshimet e bëra në Projektligj, synohet përmirësimi i transparencës dhe llogaridhënies në arsimin e lartë. Por, ekspertët thonë se edhe kësaj radhe është e pritshme që Lista Serbe të bllokojë aprovimin e këtij ligji, për shkak të interesave të tjera që ndërlidhen me agjendën e Beogradit.

Këshilltari i ministrit të Arsimit, Arben Dërmaku, tha për Radio Kosovën se Projektligji për Arsimin e Lartë është punuar me muaj të tërë nga një grup punues. Ky projektligj është avancuar me ide të reja, tha Dërmaku, duke shtuar se aktualisht ai është në diskutim publik. Ai tha se pritet që gjatë muajit qershor të bëhet trajtimi i rekomandimeve nga dëgjimi publik dhe projektligji të procedohet më tutje.

“Mendoj që ky projektligj duhet të jetë në Kuvend brenda një periudhe prej dy-tre muajsh. Shpresoj që këtë vit të jemi me ligjin për arsimin e lartë”, tha Dërmaku.

Projektligji për Arsimin e Lartë duhet të miratohet në Kuvend edhe me 2/3 e pakicave. Këshilltari Dërmaku tha se Ministria e Arsimit do të jetë e gatshme t’u përgjigjet kërkesave të komuniteteve jo shumicë, duke përfshirë në projektligj ato të arsyeshmet. Ndërsa, pika kyçe e komunitetit serb është universiteti në veri të Mitrovicës.

“Kjo mbetet të shihet në Parlament se si do të procedohet më tutje. Ne kemi këtë projektligj të dedikuar edhe për Komisionin për Arsim në Kuvend dhe aty do të debatohet me komunitetet jo shumicë për të trajtuar këtë tematikë”,tha Dërmaku .

Njohësi i çështjeve të arsimit, Dukagjin Pupovci, tha se në projektligj janë bërë disa ndryshime që përmirësojnë transparencën dhe llogaridhënien në arsimin e lartë. Sipas tij, edhe kësaj radhe është e pritshme që Lista Serbe të bllokojë aprovimin e këtij ligji, për shkak të interesave të tjera që ndërlidhen me agjendën e Beogradit.

“Para disa vitesh kur ka qenë Ligji për Arsimin e Lartë në Kuvend, komuniteti serb e ka kundërshtuar me arsyetimin se nuk dëshiron të përfshihet në atë ligj universiteti në veri të Mitrovicës. Tani mund të priten kundërshtime, që mund të jenë pjesë e pazareve të tjera, që kanë të bëjnë me Asociacionin e Komunave. Nuk e di sa mund të jemi optimistë e të presim që ky ligj mund të aprovohet shpejt”, thotë Pupovci.

Në projektligj janë bërë disa ndryshime, duke filluar nga avancimet, mënyra e zgjedhjes dhe shkarkimit të rektorit, e të tjera. Këshilltari Dërmaku tha së është pasuruar ideja që rektorët të zgjidhen përmes votës së mësimdhënësve. Ai sqaroi se për zgjedhjen e rektorit, kandidati duhet të ketë së paku 25 për qind, të këshillave të fakulteteve që do ta përkrahin kandidaturën e tij./rtk

 

@Fluidi

Provo po ashtu

partitë

Instituti IFIMES: Sondazhi nxjerr LDK-në të parën, VV-në të dytën

Instituti slloven “International Institute For Middle East And Balkan Studies”, ka realizuar një sondazh në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.