Ballina / Shkencë / Projekti kontravers trondit botën: Krijohet embrioni i njeriut-majmun

Projekti kontravers trondit botën: Krijohet embrioni i njeriut-majmun

Shkencëtarët shpresojnë që përfundimisht ‘shpikja’ e tyre do të krijojë një furnizim të pafund të organeve njerëzore për transplantim

Shkencëtarët pretendojnë se kanë krijuar hibridin e parë të majmunit e njeriut në botë, duke përdorur teknika shkencore revolucionare, raporton Mirror. Një embrion majmun-njeri tek i cili u shtuan qelizat njerëzore dhe një embrion majmuni u krijua nga shkencëtarët në Kinë. Ata shpresojnë se përfundimisht “shpikja” e tyre do të krijojë një furnizim të pafund të organeve njerëzore për transplantim.

Sigurisht, kritikët menjëherë u ngritën në këmbë dhe paralajmëruan se kjo do të krijonte dilema shumë shqetësuese për etikën e hibridëve njerëzorë-kafshë. Projekti u drejtua nga shkencëtari spanjoll Juan Carlos Izpisua në një laborator në Kinë, i tha bashkëpunëtori i projektit Estrella Nunez për El Pais. Ekipi shkencor përbëhej nga anëtarët e Institutit Salk në Kaliforni, Sh.B.A. dhe Universitetin Katolik të Murcia (UCAM) në Spanjë.

Shkencëtarët e tjerë kanë frikë se qelizat burimore në kafshë do të zhvillonin një sistem qendror njerëzor

Nunez, biologe dhe nënkryetare e ekipit hulumtues në UCAM, tha që rezultatet ishin shumë premtuese. “Nga UCAM dhe Instituti Salk, ne tani po përpiqemi jo vetëm të ecim përpara dhe të vazhdojmë të eksperimentojmë me qelizat njerëzore dhe brejtësve dhe derrave, por edhe me primatët jo njerëzorë”, tha Izpisua.

Ekipi supozohet se krijoi një mekanizëm “në mënyrë që nëse qelizat njerëzore hyjnë në tru, ata do të vetë-shkatërrohen”. Por, eksperimenti ngre pyetje etike pasi shkencëtarët e tjerë kanë frikë se qelizat burimore mund të zhvillojnë sistemin nervor qendror të njeriut në një kafshë. Dr Angel Raya, drejtor i Qendrës Barcelona për Mjekësinë Rigjeneruese, bëri një pyetje në El Pais: “Çfarë ndodh nëse qelizat burimore shpëtojnë dhe formojnë neurone njerëzore në trurin e një kafshe? A do të kishte vetëdije ajo? Dhe çfarë ndodh nëse këto qeliza burimore shndërrohen në qeliza sperme? “.

Kujtojmë Izpisua është një shkencëtar që ka punuar në vitin 2017 për të krijuar një hibrid midis një derri dhe një njeriu. Eksperimenti dështoi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.