Progresi në Dogana: Rama e Basha me pikëpamje kontradiktore

Kryeministri Edi Rama ilustroi me një foto të publikuar në rrjetet sociale rritjen, sipas tij, në mbledhjen e të ardhurave nga viti 2013 deri në vitin 2015.

“Shikojini pak të ardhruat nga tatimet dhe doganat krahasuar me çfarë mblidhej në kohën e atyre që sot bërtasin ku kanë shkuar paratë”, thotë kryeministri.

Kjo deklaratë e Ramës ka shkaktuar reagimin e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“Kryepërgjegjësi për vjedhjen e 160 milionë dollarëve nga tatimet dhe doganat është edhe kryegënjeshtari i Republikës. Këto dy vite rriti taksat, rriti çmimin e energjisë dhe të naftës, rriti tarifat dhe akcizat dhe prapë i mungojnë 160 milionë dollarë në 7 muaj”, thuhet në komunikatën e shpërndarë për mediat nga selia blu.

Basha i kërkon kryeministrit Rama, që sipas tij, të heqë dorë nga “tabelat e mashtrimit dhe trego ku përfunduan lekët e qytetarëve”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.