fbpx

Profesoresha Sazana ka nevojë për ndihmën tonë

Vajza e Sazana Çapriqit ka bërë me dije në platformën Go FundMe se për shërimin e saj duhet një shumë e madhe e parave, 300 mijë euro, të cilat familja Çapriqi nuk i ka.  Çapriqi është bashkëshortja e poetit Basri Çapriqi i cili nga e njëjta sëmundje kishte vdekur 2 vite më parë.

Sipas vajzës së saj, në mes të pandemisë,  Sazana Çapriqi, ka thyer këmbën. Tre muaj pas operimit, ajo ende kishte probleme në të ecur dhe filloi të kishte dhimbje të forta. Atëherë, doktorët në Kosovë bënë një CT dhe panë se kishte thyer një unazë kurrizore. Gjithashtu thyerja e mëparshme nuk kishte përmirësime, dhe kishte nevojë për një operacion tjetër për të vënë një protezë.

Por duke i parë këto familja detyrohet që nënën e tyre ta dërgojnë për trajtim të mëtutjeshëm në Gjermani.

“Fatkeqësisht, doktorët në Gjermani konfirmuan se kishte edhe një thyerje në femur, të cilën doktorët në Kosovë nuk e kishin vënë re dhe e cila ishte përkeqësuar shumë. Në Gjermani, doktorët e operuan nënën time dhe vendosja e protezës kaloi me sukses. Mirëpo, kur morëm testin e ashtit, u konfirmua që ajo ka “multiple myeloma” me lezione në eshtra. Doktorët thanë se sëmundja është mjaft agresive dhe thonë se duhet të fillojë me kemioterapi sa më shpejt të jetë e mundur, për t’iu shmangur dëmtimit më të tutjeshëm të veshkave dhe trajtimit me dializë. Kemioterapia do ta përgatisë për transplant të palcës kurrizore, trajtim që nuk bëhet në Kosovë. Është vlerësuar se trajtimi kushton 300,000 euro. Spitali duhet të paguhet më herët për të filluar me procedurën”, thuhet në njoftimin e familjes.

KËTU mund ta gjeni të plotë njoftimin dhe mundësinë për të ndihmuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.