Ballina / Kulturë / Profecitë letrare të Zhyl Vernit
ian harvey per zhyl vernin

Profecitë letrare të Zhyl Vernit

Një nga gjërat mbi të cilat spekulloi Vern, ishte zhvillimi i mjeteve hapësinore që mund të lëviznin përmes përdorimit të energjisë së dritës. Në kohët tona moderne, kjo ide është bërë e njohur si ‘lundra diellore’, dhe japonezët filluan të promovojnë gati një dekadë më parë

Nga Ian Harvey

Me fantashkencë kuptojmë tregimet që përdorin teknologjinë që tashmë ekzistojnë, për të abstraguar se cilat teknologji mund të ekzistojnë në të ardhmen, dhe çfarë zhvillimesh mund të kenë ndodhur për popullin e asaj epoke. Megjithëse termi fantashkencë “science fiction”, nuk hyri në përdorim deri para viteve 1930, ky zhanër letrat filloi të lëvrohej dhe kishte shumë vëmendje shumë më herët.

Kur mendimtarët dhe historianët e shekullit XIX-të, e gjetën veten duke jetuar nëpër një epokë të përparimit të pabesueshëm teknologjik dhe të ndryshimeve të mëdha sociale dhe industriale, është e logjikshme që ata nisën të pyesin veten se çfarë ndryshimesh kanë ndodhur për botën ku jetonin, si dhe bënë disa parashikime mbi mënyrën se si këto ndryshime do të evoluonin në të ardhmen.

Një nga autorët kryesorë në fushën fantashkencës spekulative ishte shkrimtari francez Zhyl Vern. I lindur në vitin 1828, 100-200 vjet para se shumica e mrekullive tona moderne të bëheshin të zakonshme, Vern ia doli megjithatë t’i jepte bashkëkohësve të tij një panoramë të jastëzakobnshme, mbi ato që do të ishin në të ardhmen shumë nga këto mrekulli.

Në romanet e tij, ai imagjinonte teknologjinë e së ardhmes, të cilën bashkëkohësit e tij e cilësonin jo vetëm të mrrekullueshme, por në disa raste kaq të pabesueshme sa që ishte gati e parealizueshme. Parashikimet në kategorinë e fundit ishin në fakt, disa prej vizioneve të tij më të sakta.

Po cilat nga parashikimet e Vern, u bënë ralitet më vonë? “National Geographic”, ka hartuar një listë me 8 teknologjitë që ai parashikoi dhe që në fakt u bënë realitet. Ndoshta më e famshmja prej tyre ishte Nautilus, nëndetësja elektrike që ai e imagjinonte në romanin “20.000 Lega nën Det”.

Në kohën kur u shkrua libri, energjia elektrike ishte akoma një fantazi, dhe madje paksa misterioze. Megjithatë, nga mesi i viteve 1960, nëndetëset tërësisht elektrike ishin zhvendosur nga faqet e librave në oqeanet e botës. Në vitin 1865, ai shkroi romanin “Nga Toka në Hënë”. Në atë roman, ai bëri disa parashikime se si do të zhvillohej teknologjia e hapësirës.

Një nga gjërat mbi të cilat spekulloi Vern, ishte zhvillimi i mjeteve hapësinore që mund të lëviznin përmes përdorimit të energjisë së dritës. Në kohët tona moderne, kjo ide është bërë e njohur si ‘lundra diellore’, dhe japonezët filluan të promovojnë gati një dekadë më parë.

I njëjti roman, përshkroi edhe modulet hënore, raketat që mund të çonin udhëtarët nga Toka në Hënë, gati një shekull para se një gjë e tillë të ndërtohej realisht. Si një lloj pjese përbërëse e moduleve hënore, Vern parashikoi gjithashtu ndërtimin e anijeve hapësinore, që mund të uleshin në oqeane, ashtu si Kapsula Merkuri.

Por jo të gjitha parashikimet e Vern, ishin të lidhura me diçka të largët nga jeta jonë e përditshme si hapësira. Në 1863, ai shkroi romanin “Parisi në shekullin XX”. Romani nuk u botua kur u shkrua,  pasi u cilësua tejet i pabesueshëm dhe shumë pesimist, kështu që u la mënjanë dhe u harrua deri në botimin e tij në vitin 1994.

“Romani i humbur” i Vern, i vendos ngjarjet në vitin 1960, dhe përshkruan një shoqëri që është sa e prapambetur nga ana shoqërore, aq edhe teknologjikisht e përparuar. “Historia e Vjedhur”, diskuton ngjashmëritë midis parashikimeve të Vern mbi teknologjinë e kohës, dhe atë që ishte zhvilluar në të vërtetë.

Këto parashikime përfshinin përdorimin e ashensorëve, faksit, trenave me shpejtësi të lartë që lëviznin falë magnetizmi dhe ajrit të kompresuar, makinat me motorë me djegie të brendshme, autostradat, qytetet që llamburisin natën nga dritat elektrike dhe rrokaqiejt. Ai madje kishte parashikuar kompjuterët e thjeshtë, të cilët përdorën një sistem rrjetëzimi shumë të ngjashëm me internetin për të komunikuar me njëri-tjetrin.

Megjithatë, përveç mrekullive teknologjike, “Parisi në shekullin XX”, ishte gjithashtu një studim mbi ndikimin që do të kishin ato zhvillime në shoqëri. Ai parashikoi rritjen e zhvillimit në periferitë e qytetit, përhapjen e arsimit të lartë në masë, rritjen e feminizmit, teksa gratë do të zhvendoseshin gjithnjë e më shumë aty ku ka më tepër vende pune, si dhe shtimin e fëmijëve të lindur jashtë martesave.

Ai e përshkruan Parisin e vitit 1960, si më të pashpirt, dhe të nxitur nga adhurimi i biznesit dhe përparimit, në kurriz të jetës emocionale dhe shpirtërore të njerëzve. Pikëpamja e tij mbi të ardhmen, përfshinte edhe njerëzit që do ta humbnin veten në forma të çrregullta, ose të pamenduara të relaksimit.

Ai mund të ketë përdorur imagjinatën e tij për të ardhmen, si një mjet për të shfaqur ankthet e tij mbi ndryshimet kulturore të kohës së tij, por a`e bën kjo më pak të saktë vizionin e tij? Një nga tiparet e një tregimtari të klasit të pare, është se ai ose ajo jo vetëm që rrëfejnë atë që po ndodh, por gjithashtu japin një pasqyrim se si ndodh dhe çfarë do të thotë kjo për një tabllo më të përgjithshme.

Zhyl Vern e bën këtë. Në shumë aspekte, vepra e tij jo vetëm që na frymëzon të imagjinojmë se çfarë mund te jetë e mundur, por na shërben gjithashtu si një kujtesë, se edhe gjërat më të mahnitshme mund të kenë nga pas çmime të papritura.

VintageNews – Bota.al

Provo po ashtu

john keats

Çfarë i shkruajti John Keats të dashurës së tij Fanny Brawn

Kjo është një nga letrat e dashurisë që shokoi shoqërinë viktoriane në shekullin e tetëmbëdhjetë. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.