Ballina / Shëndet & Fitnes / Prof. Dr. Florin Ramadani mjeku që solli eksperiencat europiane në Kosovë
Dr Florin Ramadani
Dr Florin Ramadani

Prof. Dr. Florin Ramadani mjeku që solli eksperiencat europiane në Kosovë

Prof. Dr. Florin Ramadani mjeku që solli eksperiencat europiane në Kosovë

Me repartet e tjera dhe posaçërisht një përcjellje postoperative nga ekipi i anestezisë Prof. Dr. Florin Ramadani i specializuar në kirurgji ortopedike dhe traumatologji me një eksperiencë pune shumë vjeçare në Austri, gjithashtu pjesë e rëndësishme e Spitalit Amerikan, duke kontribuar me përvojën dhe eksperiencën e tij të fituar në vendet më të zhvilluara shëndetësore dhe, duke e ndarë për pacientët e shumtë në nevojë të Repartit të Ortopedisë dhe Traumatologjisë. Në një intervistë ai tregon për punën dhe sukseset e shumta të Repartit të Ortopedisë në Spitalin Amerikan, repart ky i cili është nën udhëheqjen e tij.

Mund të na e bëni një përshkrim të shkurtër të punës suaj që e bëni në Repartin e Ortopedisë të Spitalit Amerikan ?

Ao. Univ. Prof. Dr. Florin Ramadani: Spitalin Amerikan në Kosovë, konkretisht Reparti i Ortopedisë dhe Traumatologjisë, me ardhjen time është pasuruar dhe është zgjeruar spektri i trajtimit të pacientëve ortopedikë por edhe në traumatologji.

Pacientët sot në Kosovë gëzojnë dhe kanë mundësinë të trajtohen me standarde të cilat janë mirë të etabluara sipas koncepteve dhe të arriturave europiane dhe atyre botërore.

Qasja ime ndaj problemeve ortopedike dhe traumatologjike është shumë më ndryshe meqë edukata, trajnimi dhe shkollimi im më kanë bërë të mendojë ndryshe, t’i qasem problemit ndryshe dhe të trajtoj pacientët në mënyrën më të mirë të mundshme , ashtu siç edhe e meritojnë.

Ne si departament tani jemi të kompletuar të trajtojmë të gjitha problemet ortopedike dhe traumatologjike të aparatit lokomotor, me përjashtim të kurrizit dhe lëndimeve të rënda të kokës.

Pra ekskluzivisht traumat e rënda dhe politraumat, të cilat janë një pjesë e aktivitetit tim më stafin tim.

Pra duke filluar me lëndime ,trajtimin e pasojave të traumës ekskluzivisht kirurgjia rekonstruktive dhe endoprotetika janë të gjitha të mundshme.

Çfarë e veçon Repartin e Ortopedisë dhe Traumatologjisë së Spitalit Amerikan, nga repartet ortopedike të qendrave tjera shëndetësore në vend dhe rajon ?

Ao. Univ. Prof. Dr. Florin Ramadani: Reparti i Ortopedisë dhe Traumatologjisë në Spitalin Amerikan Prishtinë dallohet nga repartet Ortopedike të rajonit dhe më gjerë, për shumë arsye. Si më kryesori është qasja e problemit me shumë seriozitet, diagnostifikimi dhe trajtimi i pacientit me norma dhe standarde të rangut më të lartë, puna ekipore ,bashkëpunimi dhe kujdesit intensiv 24 orësh.

Në repartin ku udhëheq unë pacientët janë në rëndë të parë.

Krahas vështirësive me mentalitetin e regjionit, me rrethanat shumë të ngujuara po mundohemi dhe mendoj se kemi arritur që të fitojmë besimin tek pacientët për punën që jemi duke e bërë.

Ju jeni specialist i Ortopedisë, i specializuar në Austri. Pse zgjodhët Spitalin Amerikan në Prishtinë për të dhënë kontributin tuaj si specialist i Ortopedisë ?

Ao. Univ. Prof. Dr. Florin Ramadani: Vendimi im për të ardhur në Spitalin Amerikan ishte një moment kur kisha nevojë të punojë në mënyrë ekipore, qasje afatgjatë të problemeve dhe mundësia për trajtim të të gjitha problemeve. Të gjitha këto kritere m’i ka plotësuar Spitali Amerikan, prandaj vendimi për të kontribuar edhe në Kosovë ishte i lehtë.

Cilat janë disa nga ndërhyrjet më të vështira që realizohen nga stafi i ortopedëve të Spitalit Amerikan?

Ao. Univ. Prof. Dr. Florin Ramadani: Ndërhyrjet më të vështira janë ato të cilat janë të lidhura me lëndime të shumëfishta. Lëndimet e llojit politraumat, lëndimet e komblikut dhe thyerjet e hapura të cilat në shumicën e rasteve rrezikojnë organet, gjymtyrët e pacienteve, dhe shpesh herë edhe jetën e pacientëve . Kemi ndërhyrë në shumë raste me lëndime të vështira të komblikt, fatmirësisht në shumicën e rasteve kemi pasur rezultate shumë të mira.

Por edhe rastet e tumoreve, protezat revizion , të cilat pas komplikimeve nëpër qendra tjera e posaçërisht nga Maqedonia – Shkupi ,vijnë dhe kërkojnë ndihmën tek ne, deri tani kemi zgjedhë problemet të shumta të pacientëve të cilëve ju është komplikuar shëndeti në qendra të tjera shëndetësore.

Ekskluzivisht proteza tumorale, pas shumë intervenimeve është bërë me sukses.

Jo me larg se sot ka qenë pacientja me protezë tumorale, e cila ishte shumë e kënaqur me rezultatin postoperativ.

Ju si mjek me përvojë dhe profesionalizëm të dëshmuar edhe jashtë kufijve shqiptar, sa ka qenë i vështirë adaptimi në kushtet dhe rrethanat e shëndetësisë në Kosovë ?

Ao. Univ. Prof. Dr. Florin Ramadani: Mendoj që kontributi im në Kosovë ka qenë i mirëseardhur. Në fillim ka pasur vështirësi, por tani pacientët e dinë prezencën time dhe të ekipit time në Spitalin Amerikan.

Unë po mundohem të bëjë çmos që pacientët mos të mundohen në dyert e regjionit siç ka qenë më parë, meqë spektri i gjerë i imi është komponentë që pacientëve ju mundëson të trajtohen siç është më së miri.

Duke pasur parasysh se të gjitha intervenimet e mëdha si ato ortopedike dhe traumatologjike janë bërë për herë të parë në Kosovë nga unë, pra premiere, dhe kam vazhduar edhe me tutje, mendoj që kontributi ime tashmë është dhënë.

Është vështirë meqë puna ime është në sektorin privat edhe për këtë jam edhe i kufizuar.

Unë dua dhe ende jam i gatshëm të bëjë kontributin në arsim, me anë të ligjërimit, mbajtjen e trajnimeve , të gjitha këto i  kam ofruar pa kompensim, por deri tani nuk kam hasur në një përgjigje pozitive.

Kam bashkëpunim shumë të mirë pothuajse me të gjithë ortopedët dhe traumatologët në Kosovë gjë që më bënë edhe më të lumtur.

 Dhe në fund, cila do të ishe këshilla juaj për pacientët me probleme ortopedike ?

Ao. Univ. Prof. Dr. Florin Ramadani: Porosia ime për pacientët është ajo që e kam ceke edhe shumë herë në media:

Të vijnë në Spitalin Amerikan Kosovë me kohë, mos të humbin kohë nëpër dyert e huaja, rrugëtime të gjata, qasje jo profesionale, duke pasur mundësinë të trajtohen tek unë në Spitalin Amerikan, mu ashtu siç trajtohen në terë botën pacientët.

Posaçërisht është një e mirë e madhe që për ato probleme që nuk mundemi t’i zgjedhim për shkaqe objektive dhe subjektive me kontaktet e mia me eksperte internacional, kemi mundësi të organizojmë kolegë nga tërë bota për trajtim sa më adekuat.

Pra sot, mendoje që shqiptaret nuk kanë nevojë të enden jashtë Kosovës.

Tani më kemi edhe një ekspert, koleg i imi nga Austria për kirurgjinë e shpatullës dhe bërrylit, prandaj me të vërtetë tani jemi një ekip shumë i kompletuar.

 

 

Check Also

migrena

Kripa ju ndihmon t’a ndaloni migrenën, ja metoda

Migrena është një nga ato gjëra që shumë lehtë mund të të shkatërrojë gjithë ditën …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *