media, gazeta

Produkti japonez i radhës – qepa pa erë

Një firmë japoneze ka bërë me dije se ka zhvilluar qepët që nuk ju bëjnë të qani e të cilat kanë përmbajtje të vogël të enzimës e cila shkakton lotët në sytë e atij që përgatit ushqim me qepë.

“House Foods Group” – që fitoi çmimin Nobel Ig më 2013 për identifikimin e procesit që shkakton lagien e syve gjatë prerjes së qepës – ka bërë me dije se ka zbuluar qepët që kanë sasi jashtëzakonisht të vogla të enzimës që i shkakton lotët, transmeton Koha.net.

Kompania ka thënë se “qepët e reja” kanë edhe dallime tjera në krahasim me qepët tradicionale pasi që nuk i japin erë dorës apo gojës së personit që copëton apo i han ato.

“Jo vetëm se ul sasinë e lotëve, por do t’ju sjell edhe më shumë buzëqeshje”, ka thënë kompania.

“House Foods” nuk ka bërë me dije nëse këto qepë do të jenë në dispozicion komercial.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.