fbpx
mbetjet mortore, rashke

Procedohen mbetjet e para mortore të zhvarrosura në Rashkë

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenkë Gjetaj, së bashku me Udhëheqësin e Njësisë së KQPZH-së, Kushtrim Gara, gjatë ditës qëndruan në Beograd me rastin e fillimit të dorëzimit të mostrave të mbetjeve mortore të zhvarrosura në Rashkë, gjatë muajit Dhjetor të vitit 2013, për t’u identifikuar përmes analizës së ADN-së.

Marrja e mostrave është realizuar nga Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur, në bashkëpunim me autoritetet kompetente të Institutit për Mjekësi Ligjore në Beograd, në prezencë të Komisionit Qeveritar të Republikës së Kosovës për Persona të Zhdukur, Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe Komisionit Qeveritar të Serbisë për Persona të Zhdukur.

Sipas të dhënave antropologjike të prezantuara më këtë rast, mostrat e proceduara përfaqësojnë minimumi dy individ, viktima të luftës. Ndërsa, mbetjet mortore të pa proceduara për shkak të një numri jo të madh të pjesëve kockore të zhvarrosura gjatë muajit Dhjetor 2013, që sipas antropologëve përfaqësojnë minimumi katër individ, kanë mbetur për t’u proceduar më tutje pas kompletimit, përkatësisht ribashkimit me pjesë tjera kockore, që do të zhvarrosen nga varreza e jashtëligjshme në Rudnicë- Komuna e Rashkës.

Me këtë rast, Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenkë Gjetaj, shprehu shqetësimet për vonesat që kanë përcjellë këtë proces deri më tani. Duke shtuar, se “është e papranueshëm për ne dhe familjarët e personave të zhdukur, që një proces i tillë të vazhdon të trajtohet si deri më tani. Pra, gjithsesi që do të vazhdojë angazhimi ynë që rasti i Rashkës të merr rrjedhën e duhur, në pajtueshmëri me të gjitha palët e përfshirë në këtë proces, e para se gjithash të familjeve dhe familjarëve të personave të zhdukur’ , shtoi Gjetaj./infoGLOBI/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.