Ballina / KOSOVA / Problemet me drejtësinë ndërlikohen edhe nga rastet e korrupsionit në polici
departamenti amerikan i shtetit 2

Problemet me drejtësinë ndërlikohen edhe nga rastet e korrupsionit në polici

Raporti i Departamentit të Shtetit mbi të Drejtat e Njeriut në botë vëren një numër problemesh në Kosovë gjatë vitit 2018, ndër to korrupsion në strukturat qeveritare, kërcënime e dhunë ndaj gazetarëve dhe pjesëtarëve të pakicave nga forcat e rendit, si dhe kthimin e personave që përmbushin standardin e refugjatit në vendet e origjinës.

Raporti nënvizon se në disa raste qeveria ndërmori hapa për të ndëshkuar zyrtarë të forcave të rendit apo të institucioneve të tjera, të cilët kishin kryer shkelje. Megjithatë, sipas konstatimeve të Departamentit të Shtetit, në mes të punonjësve civilë, opozitës, shoqërisë civile dhe medias mbetet e përhapur bindja se zyrtarët qeveritarë përfshihen në korrupsion pa frikën e ndëshkimit në përputhje me ligjin.

Raporti vë në dukje një numër problemesh në zbatimin e drejtësisë:

Me kalimin e përgjegjësive për hetimin e krimeve të luftës së 1998-1999 nga strukturat e EULEX-it tek Gjykata Speciale, raporti vëren se më shumë se gjysma e çështjeve të hapura gjyqësore janë pezulluar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar me arsyetimin se nuk dihet vendndodhja e të akuzuarve. Raporti përmend edhe vendimin e Gjykatës së Lartë për t’ia kthyer çështjen e Sylejman Selimit gjykatës më të ulët, si dëshmi e një tendence që vërehet prej vitesh për të mbyllur çështje ku janë përfshirë individë të fuqishëm, ose për t’ia kthyer çështjen gjykatave më të ulëta. Raporti përmend edhe të dënuarit në çështjet Drenica, gjashtë prej të cilëve nuk kanë vuajtur dënimin me burgim në gjykime që lidhen me krime lufte.

Problem mbetet procesi tejzgjatur gjyqësor. Raporti i Departamentit të Shtetit vëren shkelje të rregulloreve në vendimet e gjykatësve për t’u mohuar lirim me kusht të pandehurve, apo raste të mbajtjes për një periudhë të gjatë në paraburgim në pritje të gjykimit, për shkak të korrupsionit apo mungesës së profesionalizmit në radhët e punonjësve të gjyqësorit.

Strukturat e gjyqësorit mbeten pre e ndikimeve politike, thuhet në raport. Sistemi është i mbingarkuar gjë që ndikon negativisht tek të drejtat e të pandehurve për një gjykim të shpejtë. Sipas raportit, në muajin korrik mbeteshin për shqyrtim 280 mijë lëndë civile dhe penale. Përveç këtyre prisnin zgjidhje edhe 150 mijë raste të tjera për shkelje të vogla, transmeton VoA.

Departamenti i Shtetit vëren në analizën e tij se autoritetet në Kosovë shpesh nuk vinin në zbatim vendimin e gjykatës, përfshirë edhe të Gjykatës Kushtetuese, sidomos në rastet kur vendimi ishte në favor të pakicave.

Problemet me drejtësinë ndërlikohen edhe më shumë nga rastet e korrupsionit në radhët e forcave të rendit. Raporti sjell shembullin e një numër policësh të arrestuar vjet nën akuzat për korrupsion, ndër to raste për abuzim pushteti si dhe mitmarrje.

Provo po ashtu

gazmend muhaxheri

Gjykata hedh poshtë aktakuzën ndaj kryetarit të Pejës

Gjykata Themelore në Pejë e ka hedhur poshtë aktakuzën ndaj kryetarin të Pejës, Gazmend Muhaxheri, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.