Ballina / KOSOVA / Problemet dhe sfidat në prikuroritë dhe gjykatat e Kosovës
drejtesia , KGJK
KGJK

Problemet dhe sfidat në prikuroritë dhe gjykatat e Kosovës

Kryesuesi  i Këshillit Prokurorial  të Kosovës, Bahri Hyseni, ka thënë se prokurorët e Kosovës do të vazhdojnë punën e tyre në luftën ndaj të gjitha dukurive negative.

Ai ka folur në magazinën “55 minuta”, të njëjtën ditë kur u dha një lajm i rremë  për vendosje të mjetit shpërthyes në drejtim të institucioneve të drejtësisë, Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Prokurorisë Speciale.

“Synimi mund të ketë qenë që njerëzit që në sistemin e drejtësisë po e bëjnë punën e vet t’i pengojë apo  të mos i lejojë të vazhdojnë”, ka thënë Hyseni.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë, ashtu siç jemi betuar, puna jonë nuk do të ndalet në luftën e pakompromis ndaj krimit të organizuar, korrupsionit dhe të gjitha dukurive të tjera negative.  Natyrisht që mund të ketë njerëz që nuk iu konvenon kjo situatë, mirëpo ne do të vazhdojmë”.

Gjatë emisionit Hyseni ka folur për problemet dhe sfidat në sistemin prokurorial të Kosovës. Krahas tij në një intervistë të shkurtër të dhënë për magazinën “55 minuta” ka folur edhe Skender Çoçaj, Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Emisionin e plotë mund ta shikoni më poshtë.

Provo po ashtu

tirane

Shqipëria dhe Kosova renditen shumë ulët sa i takon të ardhurave

Dy shtetet shqipfolëse, Shqipëria dhe Kosova renditen shumë ulët sa i takon të ardhurave. Si …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.