Ballina / KOSOVA / Prizreni prinë me martesa
martesat, prizreni

Prizreni prinë me martesa

Mosha mesatare e të martuarve në Kosovë dhe  në kurorëzimet sipas grup-moshave, dominojnë femrat 

 Sipas kësaj komunikate, mosha mesatare e të martuarve ishte 30 vjeç. Prej tyre mosha mesatare e meshkujve ishte 31 vjeç, ndërsa mosha mesatare e femrave ishte 28 vjeçe. Të dhënat në këtë publikim si bazë kanë të dhënat administrative të marra nga zyrat e gjendjes civile në Kosovë.

“Këto të dhëna tregojnë se në Kosovë në vitin 2018 janë kurorëzuar 16.871 çifte-bashkëshortore. Nga gjinia femërore, me përkatësi etnike shqiptare janë 94.0 për qind, kurse 95.8 për qind janë meshkuj të përkatësisë etnike shqiptare. Femra me përkatësi etnike serbe janë 1.1 për qind dhe meshkuj 1.1 për qind; femra të përkatësisë etnike turke janë 0.4 për qind, kurse meshkuj janë 0.5 për qind; femra me përkatësi etnike boshnjake janë 1.1 për qind, kurse meshkuj janë 1.0 për qind; femra me përkatësi etnike rome, ashkali dhe egjiptiane janë 1.2 për qind, kurse meshkuj janë 1.3 për qind; femra me përkatësi tjetër etnike janë 2.3 për qind, kurse meshkuj 0.4 për qind”, thuhet në komunikatën e ASK-së, përcjell albinfo.ch.

“Në kurorëzimet sipas grup-moshave, dominojnë femrat e moshës 20-24 vjeçare me 5.398, ose 32.0 për qind, ndërsa te meshkujt dominon mosha 25-29 vjeçare me 5.341, ose 31.7 për qind. Më së shumti kurorëzime ishin në komunën e Prizrenit, 1.589 raste, ose 8.7 për qind, pastaj vjen Prishtina me 1.285 kurorëzime, ose 7.0 për qind, ndërsa në Ferizaj ishin 1.067 kurorëzime, ose 5.8 për qind etj”, është thënë në komunikatën e ASK-së, duke u shtuar se sipas përgatitjes shkollore, dominojnë femrat dhe meshkujt me shkollë të mesme.

Numri i femrave të kësaj kategorie ishte 10.602, ose 62.8 për qind, kurse e meshkujve ishte 11.701, ose 69.4 për qind.

Provo po ashtu

Me transport kufomash mishin e kurbanëve

Prerja dhe shpërndarja e mishit nga BIK për festën e Kurban Bajramit Këshilli i Bashkësisë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.