fbpx
shtepia e myftiut prizren

Prizren : Prokuroria kërkon hetimin e rrëzimit të shtëpisë së Myftiut

Prokuroria Themelore në Prizren pas reagimit dhe njoftimit publik nga Këshilli për Trashëgimi Kulturore i Qendrës Historike të Prizrenit, për rrënimin e shtëpisë së familjes Myftiu, ka autorizuar të enjten Policinë e Kosovës, që të ndërmerr veprimet e nevojshme hetimore.

Veprat e dyshuara për të cilat do zhvillohen hetimet janë vepra penale shkatërrimi dhe nxjerrja e paautorizuar e monumenteve ose objekteve të mbrojtura jashtë Kosovës dhe veprat tjera penale të mundshme kundër detyrës zyrtare.

Prokuroria Themelore në Prizren, me qëllim të parandalimit të çdo ndërtimi të kundërligjshëm të vërejtur kohëve të fundit në Qytetin e Prizrenit, dhe për të mbrojtur Trashëgiminë Kulturore të Qytetit të Prizrenit, nga mesi i dhjetorit ka kërkuar nga kryetari i Komunës së Prizrenit, drejtori i Drejtorisë së Inspeksionit, drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Policia e Kosovës, Njësia e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren, të ndërmerren urgjentisht, të gjitha masat e parapara ligjore nga Drejtoritë përkatëse të Komunës së Prizrenit, kundër të gjithë atyre që janë duke ndërtuar në mënyrë të kundërligjshme si dhe kundër dëmtuesve të Trashëgimisë Kulturore në Qytetin e Prizrenit.

Shtëpia e Myftiut shtë e klasifikuar si Monument Historik nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS)./infoglobi/v.b.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.