fbpx

Prizren: 20 vite burg për 20 policët që morën ryshfet në autostradë

 Gjykata Themelore e Prizrenit ka dënuar 20 policët që morën ryshfet gjatë patrullimeve në autostradën “Ibrahim Rugova”. Atyre iu shqiptua dënimi prej 20 vitesh burg.

Kush janë të dënuarit?

Shemsi Demolli, Safet Veliu, Naser Rama, Afrim Rafuna, Muhamet Buzhala, Ivica Djokiq, Ismail Azemi, Alush Elshani, Blerim Zylfaj, Bekim Zogaj, Qerim Beqiri, Azem Goxhufi, Ardian Rrecaj, Sasha Nedeljkoviq, Shaban Gërguri, Shemsi Zejnullahu, Aziz Krasniqi, Lulzim Gashi, Shefki Zeka dhe Nuhi Zogaj

Për çka akuzohen?

Sipas aktakuzës, gjatë dhjetorit 2016, duke patrulluar në autostradën “Ibrahim Rugova”, në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë kërkuar dhe pranuar ryshfet nga shkelësit e rregullave të komunikacionit, për të mos u shqiptuar atyre dënimet kundërvajtëse.

InfoGlobi ju sjell të plotë njoftimin e gjykatës:

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të rënda shpalli aktgjykim ndaj të akuzuarve me inicialet:

1.I akuzuari me iniciale SH.D. për shkak të tri veprave penale , të marrjes së ryshfetit në bashkë kryerje nga neni 428 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK, për secilën vepër veç e veç i shqiptohet dënimi me gjobë me nga 500 euro dhe për secilën veç e veç i shqiptohet dënimi me burgim me nga 6 (gjashtë) muaj.

Në kuptim të nenit 80 parag. 1 e 2 nën paragr.2.4 dhe 2.5 të akuzuarit i shqiptohet dënimi UNIK me gjobë në shumën prej 1.500 (njëmijepesëqind) euro dhe dënimin unik me burgim në kohëzgjatje prej 15 (pesëmbëdhjetë)muajve.

2. I akuzuari me iniciale S.F. për shkak të gjashtë veprave penale , të marrjes së ryshfetit në bashkëkryerje nga neni 428 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK, për secilën vepër veç e veç i shqiptohet dënimi me gjobë me nga 500 euro dhe për secilën veç e veç i shqiptohet dënimi me burgim me nga 6 (gjashtë) muaj.

Në kuptim të nenit 80 parag 1 e 2 nën paragr.2.4 dhe 2.5 të akuzuarit i shqiptohet dënimi UNIK me gjobë në shumën prej 3.000 (tremijë) euro dhe dënimin UNIK me burgim në kohëzgjatje prej 31 (tridhjetenjë) muajve.

3. I akuzuari me iniciale N.R. për shkak të dy veprave penale , të marrjes së ryshfetit në bashkëkryerje nga neni 428 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK, për secilën vepër veç e veç i shqiptohet dënimi me gjobë me nga 500 euro dhe për secilën veç e veç i shqiptohet dënimi me burgim me nga 6 (gjashtë) muaj.

Në kuptim të nenit 80 parag 1 e 2 nën paragr.2.4 dhe 2.5 të akuzuarit i shqiptohet dënimi UNIK me gjobë në shumën prej 1.000 (njëmijë) euro dhe dënimin UNIK me burgim në kohëzgjatje prej 10 (dhjetë) muajve.

4.I akuzuari me iniciale A.R. për shkak të veprës penale të marrjes së ryshfetit në bashkëkryerje nga neni 428 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK, i shqiptohet dënimi me gjobë në shumën prej 1.000 euro, dhe dënimi me burgim në kohëzgjatje prej nga 6 (gjashtë) muaj.

5. I akuzuari me iniciale M.B. për shkak të tri veprave penale , të marrjes së ryshfetit në
bashkëkryerje nga neni 428 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK, për secilën vepër veç e veç i shqiptohet dënimi me gjobë me nga 500 euro dhe për secilën veç e veç i shqiptohet dënimi me burgim me nga 5 (pesë) muaj.

Në kuptim të nenit 80 parag 1 e 2 nën paragr.2.4 dhe 2.5 të akuzuarit i shqiptohet dënimi UNIK me gjobë në shumën prej 1.500 (njëmijepesëqind) euro dhe dënimin UNIK me burgim në kohëzgjatje prej 12 (dymbëdhjetë) muajve.

6. I akuzuari me iniciale I.GJ. për shkak të pesë veprave penale , të marrjes së ryshfetit në bashkëkryerje nga neni 428 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK, për secilën vepër veç e veç i shqiptohet dënimi me gjobë me nga 500 euro dhe për secilën veç e veç i shqiptohet dënimi me burgim me nga 6 (gjashtë)muaj.

Në kuptim të nenit 80 parag 1 e 2 nën paragr.2.4 dhe 2.5 të akuzuarit i shqiptohet dënimi UNIK me gjobë në shumën prej 2.500 (dymijepesëqind) euro dhe dënimin UNIK me burgim në kohëzgjatje prej 25 (njëzetë e pesë) muajve.

7. I akuzuari me iniciale I.A. për shkak të dy veprave penale , të marrjes së ryshfetit në
bashkëkryerje nga neni 428 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK, për secilën vepër veç e veç i shqiptohet dënimi me gjobë me nga 500 euro dhe për secilën veç e veç i shqiptohet dënimi me burgim me nga 6 (gjashtë) muaj.

Në kuptim të nenit 80 parag 1 e 2 nën paragr.2.4 dhe 2.5 të akuzuarit i shqiptohet dënimi UNIK me gjobë në shumën prej 1.000 (njëmijë) euro dhe dënimin UNIK me burgim në kohëzgjatje prej 10 (dhjetë)muajve.

8. I akuzuari me iniciale A.E. për shkak të dy veprave penale , të marrjes së ryshfetit në
bashkëkryerje nga neni 428 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK, për secilën vepër veç e veç i shqiptohet dënimi me gjobë me nga 500 euro dhe për secilën veç e veç i shqiptohet dënimi me burgim me nga 5 (pesë) muaj.

Në kuptim të nenit 80 parag 1 e 2 nën paragr.2.4 dhe 2.5 të akuzuarit i shqiptohet dënimi UNIK me gjobë në shumën prej 1.000 (njëmijë) euro dhe dënimin UNIK me burgim në kohëzgjatje prej 8 (tetë)muajve.

9. I akuzuari me iniciale B.Z. për shkak të tri veprave penale , të marrjes së ryshfetit në bashkëkryerje nga neni 428 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK, për secilën vepër veç e veç i shqiptohet dënimi me gjobë me nga 500 euro dhe për secilën veç e veç i shqiptohet dënimi me burgim me nga 6 (gjashtë)muaj.

Në kuptim të nenit 80 parag 1 e 2 nën paragr.2.4 dhe 2.5 të akuzuarit i shqiptohet dënimi UNIK me gjobë në shumën prej 1.500 (njëmijepesëqind) euro dhe dënimin UNIK me burgim në kohëzgjatje prej 15 (pesëmbëdhjetë) muajve.

10. I akuzuari me iniciale B.Z. për shkak të dy veprave penale , të marrjes së ryshfetit në bashkëkryerje nga neni 428 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK, për secilën vepër veç e veç i shqiptohet dënimi me gjobë me nga 500 euro dhe për secilën veç e veç i shqiptohet dënimi me burgim me nga 6 (gjashtë) muaj.

Në kuptim të nenit 80 parag 1 e 2 nën paragr.2.4 dhe 2.5 të akuzuarit i shqiptohet dënimi UNIK me gjobë në shumën prej 1.000 (njëmijë) euro dhe dënimin UNIK me burgim në kohëzgjatje prej 10 (dhjetë) muajve.

11. I akuzuari me iniciale Q.B. për shkak të dy veprave penale , të marrjes së ryshfetit në bashkëkryerje nga neni 428 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK, për secilën vepër veç e veç i shqiptohet dënimi me gjobë me nga 500 euro dhe për secilën veç e veç i shqiptohet dënimi me burgim me nga 6 (gjashtë) muaj.

Në kuptim të nenit 80 parag 1 e 2 nën paragr.2.4 dhe 2.5 të akuzuarit i shqiptohet dënimi UNIK me gjobë në shumën prej 1.000 (njëmijë) euro dhe dënimin UNIK me burgim në kohëzgjatje prej 10 (dhjetë) muajve.

12. I akuzuari me iniciale A.G. për shkak të dy veprave penale , të marrjes së ryshfetit në bashkëkryerje nga neni 428 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK, për secilën vepër veç e veç i shqiptohet dënimi me gjobë me nga 500 euro dhe për secilën veç e veç i shqiptohet dënimi me burgim me nga 6 muaj.

Në kuptim të nenit 80 parag 1 e 2 nën paragr.2.4 dhe 2.5 të akuzuarit i shqiptohet dënimi UNIK me gjobë në shumën prej 1.000 (njëmijë) euro dhe dënimin UNIK me burgim në kohëzgjatje prej 10 (dhjetë) muajve.

13. I akuzuari me iniciale A.R. për veprën penale, të marrjes së ryshfetit në bashkëkryerje nga neni 428 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK, i shqiptohet dënimi me gjobë me nga 1.000 dhe dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj.

14. I akuzuari me iniciale S.N. për shkak të dy veprave penale , të marrjes së ryshfetit në bashkëkryerje nga neni 428 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK, për secilën vepër veç e veç i shqiptohet dënimi me gjobë me nga 500 euro dhe për secilën veç e veç i shqiptohet dënimi me burgim me nga 6 (gjashtë) muaj.

Në kuptim të nenit 80 parag 1 e 2 nën paragr.2.4 dhe 2.5 të akuzuarit i shqiptohet dënimi UNIK me gjobë në shumën prej 1.000 (njëmijë) euro dhe dënimin UNIK me burgim në kohëzgjatje prej 10 (dhjetë) muajve.

15. I akuzuari me iniciale SH.G. për shkak të tri veprave penale , të marrjes së ryshfetit në bashkëkryerje nga neni 428 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK, për secilën vepër veç e veç i shqiptohet dënimi me gjobë me nga 500 euro dhe për secilën veç e veç i shqiptohet dënimi me burgim me nga 6 (gjashtë) muaj.

Në kuptim të nenit 80 parag 1 e 2 nën paragr.2.4 dhe 2.5 të akuzuait i shqiptohet dënimi UNIK me gjobë në shumën prej 1.500 (njëmijepesëqind) euro dhe dënimin UNIK me burgim në kohëzgjatje prej 15 (pesëmbëdhjetë)muajve.

16. I akuzuari me iniciale SH.Z. për veprën penale, të marrjes së ryshfetit në bashkëkryerje nga neni 428 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK, i shqiptohet dënimi me gjobë me nga 1.000 euro dhe i shqiptohet dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj.

17. I akuzuari me iniciale A.Z. për veprën penale , të marrjes së ryshfetit në bashkëkryerje nga neni 428 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK, i shqiptohet dënimi me gjobë ne shumën prej 1.000 euro dhe dënimin me burgim në kohëzgjatje prej nga 6 (gjashtë) muaj.

18. I akuzuari me iniciale L.G. për shkak të tri veprave penale , të marrjes së ryshfetit në
bashkëkryerje nga neni 428 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK, për secilën vepër veç e veç i shqiptohet dënimi me gjobë me nga 500 euro dhe për secilën veç e veç i shqiptohet dënimi me burgim me nga 6 muaj.

Në kuptim të nenit 80 parag 1 e 2 nën paragr.2.4 dhe 2.5 të akuzuarit i shqiptohet dënimi UNIK me gjobë në shumën prej 1.500 (njëmijepesëqind) euro dhe dënimin UNIK me burgim në kohëzgjatje prej 15 (pesëmbëdhjetë) muajve.

19. I akuzuari me iniciale SH.Z. për shkak të tri veprave penale , të marrjes së ryshfetit në bashkëkryerje nga neni 428 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK, për secilën vepër veç e veç i shqiptohet dënimi me gjobë me nga 500 euro dhe për secilën veç e veç i shqiptohet dënimi me burgim me nga 6 (gjashtë) muaj.

Në kuptim të nenit 80 parag 1 e 2 nën paragr.2.4 dhe 2.5 të akuzuarit i shqiptohet dënimi UNIK me gjob në shumën prej 1.500 (njëmijepesëqind) euro dhe dënimin UNIK me burgim në kohëzgjatje prej 15 (pesëmbëdhjetë) muajve.

20. I akuzuari me iniciale N.Z. për veprën penale , të marrjes së ryshfetit në bashkëkryerje nga neni 428 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK, i shqiptohet dënimi me gjobë me nga 1.000 euro dhe dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë)muaj.

Sepse të akuzuarit e lartë cekur në cilësinë e personit zyrtar duke vepruar në kuadër të autorizimeve zyrtare në mënyrë të drejtpërdrejt kërkojnë dhe pranojnë dhuratë për vete në mënyrë që të mos veproj në pajtim me detyrat e tyre zyrtare, në atë mënyrë që si zyrtar policor në Njësinë e kontrollit të autostradave, pjesë e patrullës policore në kontrollimin e trafikut në autostradën “Ibrahim Rugova”, e të cilin patrullim e bënin me automjetin “Police – 470-01” kanë pranuar të holla në shuma të ndryshme nga kundërvajtësit, me qëllim të mos shqiptimit të tiketave të trafikut ndaj kundërvajtësve dhe pse kanë qenë të obliguar me ligj që ndaj kundërvajtësit të shqiptojnë tiketa në bazë të ligjit për sigurim e komunikacionit rrugor, e parat e marrura i kanë ndarë në mënyrë proporcionale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.