Privatizimi po e rrit numrin e të papunëve

Kompania turke “Limak” nuk u ka vazhduar kontratën 40 punëtorëve të aeroportit “Adme Jashari”; kompania “Feronikel”- e privatizuar nga një kompani holandeze ua ka ndërprerë kontratën 6 punëtorëve, derisa, burime të gazetës “Tribuna” thonë se edhe privatizuesi turk i distribucionit të energjisë (KEDS) është duke përgatitur listën e personave që do ti largojë nga puna.

Kështu, numri i njerëzve pa punë në Kosovë po vazhdon të rritet. Shifrat kanë filluar të trashën, pasi që ndërmarrjet e privatizuar po i“përzënë” njerëzit nga puna. Të kontaktua nga gazeta, përfaqësuesit kompanive të përmendura, që kanë larguar njerëz nga puna, thonë që këtë po e bëjnë me bazë ligjore dhe arsyet për largime janë nga më të ndryshmet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.