Mina Andreeva, Ursula von der Leyen, Google, Apple, Facebook dhe Amazon dhe nga ato kineze si Baidu, Alibaba, Tencent

Privatësia, antitrusti dhe taksimi

BE krijion fond 100 miliardë euro kundër Google, Apple, Facebook, Amazon, Alibaba

Zyrtarët europianë kanë hartuar një dokument për krijimin e “Fondit Europian të së Ardhmes”, i cili do të investojë rreth 100 miliardë euro tek kompanitë europianë me potencial të lartë.

BE ka hartuar këtë plan për krijimin e një fondi sovran, që do të shërbejë për të investuar në kompanitë europiane, të cilat do të konkurrojnë me gjigantët amerikanë dhe kinezë të teknologjisë, sipas një raportimi të Financial Times.

Ky propozim do të shënojë një hap drastik nga Bashkimi Europian, në përpjekje për të inkurajuar kompanitë brenda kontinentit të konkurrojnë me rivalët nga SHBA dhe Kina.

Sipas Financal Times, dokumenti në mënyrë specifike përmend kërcënime nga kompanitë amerikane si, Google, Apple, Facebook dhe Amazon dhe nga ato kineze si Baidu, Alibaba dhe Tencent. “Europa nuk ka kompani të tilla dhe kjo përbën një rrezik për rritjen ekonomike, punësimin dhe influencën e Europës në sektorët strategjikë”, shkruhet në dokumentin e cituar nga FT.

Zëdhënësja e Komisionit Europian, Mina Andreeva, deklaroi të premten se plani nuk është parë ende nga presidentja e zgjedhur e Komisionit, Ursula von der Leyen.

Analistët presin që drejtuesit e rinj të Bashkimit Europian të mbajnë një qëndrim të ashpër ndaj gjigantëve të teknologjisë, kur bëhet fjalë për çështje si privatësia, antitrusti dhe taksimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.